Eko Higjiena

Berat Beqiri me kontratë profesionale me FC Kopenhagen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Berat Beqiri, futbollist i talentuar shqiptar nga Tetova i cili me prindërit e tij jeton dhe vepron në Kopenhagën të Danimarkës, është anëtar standard në Kombëtaren shqiptare (U17).

Ai ka kaluar nga skuadra B-93 në klubin FC Kopenhagenit, skuadër më elitare jo vetëm në Danimarkë por në gjithë Skandinavinë. Beqiri tani ka të nënshkruar edhe kontratën profesionale me këtë ekip, pas paraqitjeve shumë të mira në garat kualifikuese të reprezentacionit në Hungari ku pos Shqipërisë ishin Hungaria, Italia dhe Lihtenshtajn.

Mobi Casa

Berat Beqiri gjatë zhvillimit të këtyre përballjeve gjithmonë kanë qene i përcjellur nga menaxher të FC Kopenhagën që kanë qenë vendimtare për marrëveshje profesionale me kohë zgjatje 2.5 vjet . Vendimtare ka qenë edhe goli i tij kundër turqve në një turnir në Bukuresht. “Në kualifikimin për elite raunde që u mbajtën në Hungari, kam pasur paraqitje të shkëlqyeshme në fanellën e kombëtares shqiptare kundër reprezentacionit të Italisë dhe Hungarisë e mos të flasim kundër Litenshtajnit të cilën e mundëm 6-0.

Paraqitjet e mija i kanë ndjekur dy skauterë (menaxher) të FC Kopenhage dhe menjëherë pas kthimit në Danimarkë i kanë ofruar kontratë profesionale për kohë zgjatje 2.5 vjet”. tha Berat Beqiri. Klubi i FC Kopenhagenit, ndër më të njohurit në Danimarkë dhe pjesëmarrës permanent në Ligën e Kampioneve, ka pasur më tepër fat që të sjell këtë talent të madh të futbollit nga B93 Kopenhagën, mesfushorin e avancuar të Kombëtares U-17 të Shqipërisë, Berat Beqiri. Ai tha se menjëherë pas vitit të ri do të kthehet në Kopenhage me që me ekipin juniorëve do të fillojnë përgatitjet pasi siç dihet në viti 2013 në ligën e kampionëve do të kyçen pos ekipit ët seniorëve dhe ato të juniorëve që është një rast i shkëlqyer që talenteve tu jepet hapësirë më e madhe.