HW

Beqiri shpreh shqetësimin e shqiptarëve…

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në sallën e kuvendit komunal në Vranjë është zhvilluar debat publik mbi raportin vjetorë të mbrojtësit të qytetarëve dhe komisionarit për informacionet e rëndësisë publike dhe mbrojtjen e të dhënave.

Mbrojtësi i qytetarëve në Serbi, Sasha Jankoviq gjatë fjalimit të tij tha se do të ju dëgjojmë ne juve për pozitën në të cilën gjendeni ju në vendin e punës pavarësisht ku punoni në mënyrë që ne të ju ndihmojmë në mbrojtjen e të drejtave tuaja, raporton Titulli.

“Ligjet moderne janë pakë në Serbi që me dhënë menjëherë rezultate. Nga ai moment kur numri i ankesave do të fillojë të bie, atëherë është shenjë se kemi arritur nivel të lartë”, deklaroi në Vranjë Rodoljub Shabiq, komisioner për informacionet e rëndësisë publike dhe ruajtjen e të dhënave personale.

Kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, Galip Beqiri gjatë debatit publik në Vranjë ngriti çështjen e zvogëlimit të numrit të anëtarëve të KKSH-së nga 29 në 15 anëtarë.

“Është për çudi fakti ku me regjistrimin e vitit 2011 shqiptarët e bojkotuan këtë proces, ndërsa shteti i Serbisë zvogëlon numrin e përgjithshëm në komuna Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë që është e palogjikshme”, tha Galip Beqiri.

ARKATANA

Ai gjithashtu shtoi shqetësimin se si është e mundur që pushtetet lokale marrin buxhetin republikan në bazë të numrit real të banorëve shqiptarë, ndërsa Këshilli Kombëtar Shqiptar kufizohet në numrin e regjistrimit të vitit 20011.

Mbrojtësi i qytetarëve, Sasha Jankoviq tha se ky është proces i ndërlikuar dhe e ka këshilluar Beqirin që të inkurajojë qytetarët për të marrë pjesë në regjistrimin e popullatës që do të bëhet.

Beqiri ka paraqitur para mbrojtësit të qytetarëve, Jankoviq dhe komisionarit për informacionet e rëndësisë publike Shabiq edhe rastin e fundit të lidhur me dënimin e tre lojtarëve të Klubit Futbollistik “Tërnoci”, Faruk Nazifit, Ridvan Muratit dhe Valon Ramadanit.

Gjatë këtij debati publik morrin pjesë edhe përfaqësues të mediave, përfaqësues të gjykatave dhe kryetari i shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë, Vukashin Obradoviq i cili shprehi shqetësimin për gazetarinë joprofesionale./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.