UBT

Beqiri: Serbia nuk mund të na frikësojë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha se Serbia me veprimet e fundit kundër Kosovës nuk do të arrij t’i frikësoj, pasi sipas tij, Kosova ka mbështetje ndërkombëtare.

Ai ka folur edhe për murin në veri të Mitrovicës, duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka rrëzuar mure asnjëherë dhe kjo është kompetencë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Beqiri ka folur për situatën e fundit në veri, duke thënë se institucionet e Kosovës kanë vepruar drejtë duke mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet, raporton Telegrafi.

Fundamenti

Shefi i GP-të LDK-së tha se pavarësisht situatës së krijuar në veri dialogu duhet të vazhdojë.

“Po të kishte acarim, do të duhej të dialogohej, duhet të përshëndesim veprimin dhe të inkurajojmë veprimin e tillë, në mbrojtje të kushtetutshmërisë… Duhet të shohim në të ardhmen që nga dialogu të ketë veprim më konkret, për fat të keq Serbia nuk është sjellë si duhet por të mos harrojmë se janë tre palë, është Kosova, Serbia ashtu si edhe BE-ja dhe në këtë drejtim, duhet koordinim i tre palëve”, tha Beqiri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.