FITORJA

Beqiri pret më shumë nga takimi Thaçi- Dacic

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bujanoc -Takimi mes kryeministrit serb Ivica Dacic me homologun e tij kosovar Hashim Thaçi është mirëpritur edhe nga liderët e Luginës së Preshevës me shpresë që këto bisedime do të reflektohen pozitivisht edhe në përmirësimin e situatës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medevegjë të cilët ndjehen të diskriminuar.

Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë i ka deklaruar « Presheva Jonë » se kontakti i parë mes dy kryeministrave, atij të Kosovës dhe Serbisë, edhe pse pak janë të vonuara sigurisht, do të jenë në dobi të dy vendeve fqinje, me shpresë se këto raporte të reja do të reflektohen pozitivisht edhe në Luginën e Preshevës. « Takimi i Dacicit dhe Thaçit t’mos mbetet vetëm shtrëngim i duarve por të sjellin rezultate pozitive duke u reflektuar edhe në trevat e banuar me shqiptarë të cilat vise konsiderohen më të pazhvilluar si politikisht ashtu edhe ekonomikisht».

Uji Dea

Për Beqirin më e rëndësishme është rezultati i këtij takimi, pra avancimi i proceseve në favor të paqes dhe stabiliteti në rajon se fotografitë dhe shtrëngimi i duarve mes Dacic dhe Thaçit. « Pra, mbetemi me shprese qe ky takim i dy kryeministrave t’mos mbetet vetëm objekt debati për mediet, se kush ja shtrëngoi dorën më shumë e kush më pak..Por faktorët relevant duhet përqendrohen për avancimin e proceseve se kush më shumë duke hequr dorë nga politikat diskriminuese që shqiptarët e Luginës në këtë pjesë të Evropës në këtë shekull t‘ mos vazhdojnë të jenë viktimë e politikës diskriminuese dhe spastrimeve etnike… » përfundon Beqiri nga KKSH.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.