UBT

Beqiri porosit PDK-në: Ndalini gënjeshtrat

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka demantuar deputetin e PDK-së, Xhavit Halitin se këto dy parti mund të bëjnë koalicion për të udhëheq me qeverinë e re.Beqiri në një prononcim për ORAinfo ka mohuar se zyrtarë të LDK-së të jenë takuar ndonjëherë me ata të PDK-së.

“Këto janë të pavërteta dhe PDK-ja dhe zyrtarët e saj janë në iluzione. PDK vazhdon ta gënjej opinionin”, ka thënë Beqiri.
Ai ka sqaruar se LDK nuk bënë në asnjë rrethanë koalicion me PDK-në. “Ne kemi një marrëveshje, asaj do ti përmbahemi deri në fund”.

Uji Dea

Beqiri në fund ka porosit PDK-në që të përmbahet kur përmend subjektin e tij për koalicion. “Një porosi për PDK-në, ndaleni gënjeshtrat , kot e keni”, është shprehur Beqiri.