ARKATANA

Beqiri për takimin Mustafa-Haradinaj: Jemi rivalë politikë, por nuk jemi armiq

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shtrënguar duart sot me Kryeministrit e Kosovës, Isa Mustafa. Takimi i Hardinajt me Mustafën ka ndodhur vetëm një ditë pas protestës së opozitës. Por, çka u fol në këtë takim? Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka marrë pjesë në këtë takim, thotë se s’u fol për protestë por vetëm pinë nga një kafe me liderin e opozitës.

“Ky takim ishte normal”, thotë Beqiri, për Gazetën Express.

Takimi Mustafa-Haradinaj ka ndodhur pas akademisë përkujtimore për nder të heroit Sali Çekaj.

“Pas përfundimit të kësaj akademie ishte një kafe rasti në të cilën mori pjesë edhe z. Haradinaj. Asgjë tjetër përpos një kafe dhe është normale një takim i tillë. Ne jemi rival politikë por nuk jemi armiq”, ka shtuar Beqiri.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, vitin e kaluar, për gjashtë muaj sa kishte zgjatur bllokada politike, kishte pasur takime ditore me Liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Mobi Casa

Por, raportet ishin prishur kur u prish marrëveshja e Bllokut dhe AAK mbeti për herë të tretë në opozitë.

Tash, Haradinaj është bërë bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe po protestojnë kundër Qeverisë. Protesta e fundit ishte të shtunën.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri thotë se në takimin e sotëm Mustafa – Haradinaj s’u fol për protestën.

“Nuk kemi folur për protestë. Secili i ka punët e veta. Ne edhe me herët kemi thënë se është e drejtë demokratike me protestu. Protesta është e ligjshme derisa nuk rrezikohet vendi. Nuk dua ta kualifikoj protestën e djeshme dhe as pjesëmarrjen. Me rëndësi që protesta ishte e qetë”, ka deklaruar Beqiri. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.