Hidromorava

Beqiri: Nuk e mbrojmë Qeverinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, u është kundërpërgjigjur akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje! për mungesë të rolit opozitar, për mbështetje të Qeverisë si dhe për kontroll nga ana e kryeministrit Thaçi. Këto akuza Beqiri i ka quajtur të pavërteta dhe të paqëndrueshme, duke thënë se me këto veprime Vetëvendosje! po i ndihmon keqqeverisjes.

“LDK-ja nuk e mbështet Qeverinë asnjëherë, përkundrazi e kemi kritikuar vazhdimisht. Mirëpo, LDK-ja është parti shtetformuese dhe kur janë në pyetje interesat e shtetit ne dalim në mbrojtje të tyre”, ka deklaruar Beqiri në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka thënë se LDK-ja në të gjitha format është më e fuqishme sesa Vetëvendosja.

Mobi Casa

“Fuqia në Kuvend, përveç kualitetit, matet edhe me numra. Është shumë e qartë se roli ynë opozitar është prijës dhe përcaktues”, ka deklaruar Beqiri.

Ai i ka quajtur jokorrekte sjelljen e Lëvizjes Vetëvendosje! karshi LDK-së, duke thënë se në njërën anë Vetëvendosje! kërkon bashkëpunim nga LDK-ja, në anën tjetër del e sulmon pa argumente. “Është jo e sinqertë dhe jokorrekte që në njërën anë të kërkohet bashkëpunim nga LDK-ja, në anën tjetër të sulmohemi pa asnjë argument. Por kjo le të mbetet në ndërgjegjen e tyre”, ka thënë Beqiri. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.