Uji Dea

Beqiri: Në Kuvend vendos shumica, jo trimëria

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka komentuar situatën e krijuar gjatë seancës së sotme ku opozita bllokoi seancën dhe bëri që ajo të ndërpritet nga kryesuesi i saj, Sabri Hamiti.

Beqiri tha se opozita u mundua të tregojë trimëri në Kuvend. Por, Beqiri, thotë se në Kuvend vendos vetëm shumica.

“Ju e patë se çfarë ndodhi në Kuvend. Ata tentuan që të tregojnë trimërinë e tyre duke e ndalur seancën. Ne e patëm një kërkesë të tillë për ta shtyrë këtë pikë, por ata bënë që të shtyhet e gjithë seanca, gjë të cilën nuk e deshëm. Ata po tregojnë trimëri mirëpo në Kuvend forca matet përmes votave”, tha Beqiri.

Uji Dea

Ai, nuk la pa komentuar edhe kërkesën e opozitës sa i përket dorëheqjes së Qeverisë, për të cilën tha se kjo është vetëm një fontanë dëshirash e opozitës.

“Këtë e vendos shumica në Kuvend dhe nuk merrem me komentet e tyre dhe se këto janë vetëm fontinë dëshirash”, tha Beqiri.

http://koha.net/?id=27&l=75424

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.