Eko Higjiena

Beqiri mirëpret kthimin e LDD-së në LDK

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, tha se njoftimin për shkrirjen e LDD-së në LDK e mori vesh prej komunikatës se kryesisë së LDD, që u transmetua në portale.

Beqiri e ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se nuk është hera e parë që njerëz të LDD-së kalojnë në LDK.

Në emisionin “Rrokum Rroll”, me Fidan Jupollin, në TV Rrokum, Beqiri tha se nuk ka pasur marrëveshje paraprake me LDD-në për këtë shkrirje.

FIDANISHTJA

I pyetur nëse LK-ja do të forcohet me kthimin e anëtarësisë LDD-së në partinë e Isa Mustafës, Beqiri tha se “pavarësisht numrit të anëtarësisë së LDD-së, Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëhet më e fuqishme”.

Ndërsa, sa i takon zgjedhjeve të brendshme, Beqiri tha se ky vendim i LDD-së nuk do të ketë ndikim në zgjedhjet e LDK-së, sepse shumica e degëve i kanë kryer proceset e brendshme zgjedhore. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.