Beqiri: Me rëndësi ruajtja dhe identiteti kombëtar i shqiptarëve në Bujanoc

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar sot ka qëndruar një delegacion nga departamenti amerikan dhe ambasada në Beograd

Patrick Harvey nga Zyra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut nga departamenti i shtetit dhe Judith K. Lepuschitz këshilltare politike në ambasadën amerikane në Beograd qëndruan në Këshillina Kombëtar Shqiptar me çrast u takuan me kryetarin Galip Beqiri.

Sipas kumtesës së KKSH-së, delegacioni amerikan i ka dhënë mbështetje edhe për të ardhmen këtij organi, duke pasur parasysh nevojat në fushat e caktuara që janë me rëndësi për komunitetin shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Hidromorava

Beqiri njoftoi delegacionin e SHBA-së me aktivitetet e KKSH-së dhe vështirësit e institucionit që ai drejtonë.

“Ne kemi nevojë për fuqizimin e institucioneve rajonale me inpakt në ruajtjen dhe avancimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Realizimin dhe ushtrimin e kompetencave që garanton ligji dhe konventat ndërkombëtare”, ka thënë në takim Beqiri.

“Në fushën e të drejtave të njeriut si ato kolektive ashtu edhe individuale ka pasur disa përparime, por ende shumë mbetet për tu bërë qoftë në raport me shtetin ashtu edhe me institucionet tjera publike” i tha delegacionit amerikan Galip Beqiri, kryetar i KKSH-së./Titulli.com/