Fundamenti

Beqiri: LDK’ja nuk përçahet

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

​Sekretari i përgjithshëm i LDK’së Ismet Beqiri, ka thënë se grupi parlamentar i kësaj partie është shumë unik dhe nuk ka asnjë përçarje brenda tij.

Ai i ka quajtur shpifje të porositura nga qarqet e PDK’së pretendimet për përçarje brenda grupit parlamentar të LDK’së dhe formimin e një grupi të ri parlamentar të drejtuar nga Sabri Hamiti.

Uji Dea

:Nuk është e vërtetë se grupi parlamentar i LDK;së po përçahet”, është shprehur Beqiri.

Ai ka deklaruar se blloku LDK-AAK-Nisma-VV është i pamposhtur dhe sipas tij, kjo këmbëngulje i ka shqetësuar ata të cilët me cdo kusht po duan të rrinë në pushtet. Beqiri ka thënë se deputetët e LDK’së nuk shiten dhe nuk blihen. /Epoka e Re /