Beqiri: LDK pro ushtrisë, shpresojmë se Presidenti është sqaruar me partnerët tanë

Shefi i deputetëve të LDK’së në Kuvend, Ismet Beqiri tregoi edhe një herë për mbështetjen që partia e Isa Mustafes ia jep ligjit për shndërrimin e FSK’së në Ushtri, që votohet nesër në Kuvend.
“Unë e kam thënë me herët që ne jemi për transformim të FSK’së dhe vazhdimit të partneritetit me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Beqiri në konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë.
“Besoj që presidenti i ka sqaruar mirë gjërat edhe me partnerët ndërkombëtarë”, shtoi ai.
“LDK ka qenë edhe do jetë që Kosova të ketë ushtrinë e saj. Deputetët e LDK’së do ta votojë”, tha shefi i grupit parlamentar të LDK’së.
Beqiri nuk ka pranuar të komentoi letrën që Ministri i FSK’së Haki Demolli ua dërgoi krerëve të shtetit, të cilën dje e publikoi Gazeta Express, në të cilën Demolli u shkruan Thaçit, Mustafës dhe Veselit se Departamenti Amerikan i Shtetit ka shfaqur shqetësime për transformimin e FSK’së.
Beqiri thotë se beson në mbështetjen e ndërkombëtarëve për këtë çështje. /GazetaExpress/.