GRANDEMALL

Beqiri: Ia pamë sherrin koalicionit me PDK’në, por tani e kemi kthyer besimin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

I ftuar në emisionin Frontal në T7, Sekretari i përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri ka folur për bisedimet me Serbinë, por edhe për zgjedhjet në vend.

Beqiri ka thënë se LDK’ja është ndëshkuar nga votuesit, për shkak të koalicionit që e ka bërë me PDK’në.

“Në zgjedhjet e kaluara votuesit nuk na e kanë falë koalicionin që e kemi bërë me PDK’në, por tani është kthyer besimi në LDK’në.”, ka thënë Beqiri.

Po ashtu ai ka thënë se sondazhet të cilat e kanë nxjerrë LDK’në si parti të parë, e gëzojnë, por nuk janë e vetmja gjë që duhet bazuar për të thënë se do t’i fitonin zgjedhjet.

“Normalisht se na gëzojnë sondazhet që na kanë nxjerrë si partinë e parë, por ato nuk duhen marrë si matës kryesor”, ka thënë Beqiri në Frontal./GazetaExpress.

Beqiri sulmon PSD’në: Janë parti e re, ende kanë pampersa

ARKATANA

Ismet Beqiri i LDK’së i ka dërguar mesazh partisë së re të Shpend Ahmetit, e cila së fundmi ka fajësuar LDK’në dhe Vetëvendosjen që nuk po bëjnë hapa konkretë në rrëzimin e Qeverisë. Partinë Socialdemokrate, Beqiri e ka quajtur “pampersa demokratikë”
Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri, i është kundërpërgjigjur partisë Socialdemokrate, deputetët e së cilës fajësonin pjesën tjetër të opozitës se po deklarohen për rrëzimin e Qeverisë, por nuk po mbledhin nënshkrime për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj.

Në emisionin Frontal të Televizionit 7, Beqiri ka thënë se respektojnë partitë e reja, por që nuk marrim mësim nga ato, të cilat sekretari i LDK’së i ka quajtur “pampersa të demokracisë”.

“Janë Pampersa të demokracisë ne i çmojmë, por s’munden me dalë me na mbajtë neve ligjërata neve”, është shprehur Beqiri.

Ai ka treguar se LDK po përgatitet që pas verës do të vinë me forma konkrete për përshpejtimin e zgjedhjeve.

Po ashtu, Beqiri tha se në shtator do të përgatisin edhe një mocion mosbesimi. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.