Eko Higjiena

Beqiri bojkoton Trupin Koordinues, kritikon pushtetet dhe partinë e tij

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri, gjatë qëndrimit në emisionin e TV Spektrit “Ftesë për Studio” ka radhitur një varg kritikash ndaj Trupit Koordinues, pushteteve në Bujanoc e Preshevë, por nuk ka lënë anash as partinë e tij (Partinë për Veprim Demokratik).

Drejtuesi i KKSH-së bojkotin ndaj Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e ka shprehur edhe duke mos u takuar me kryetarin e këtij organi shtetëror Zoran Stankoviq, siç tha ai, “për shkak të takimit të aranzhuar më herët në Ministrinë e Kulturës”, transmeton Titulli.

Mirëpo, ai nuk hezitoi të shpalosë edhe arsyet tjera për bojkot ndaj Trupit Koordinues, në mesin e të cilave ishte dhe mos angazhimi i këtij organi për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Luginë si dhe duke e vlerësuar jo adekuatë Stankoviqin për këtë detyrë.

“Zakonisht kryetarët e Trupit Koordinues ishin persona që bartnin edhe ndonjë postë ministrorë në Qeveri, ndërsa në rastin e Stankoviqit kjo nuk është dhe nuk e dimë se sa ai mund të sjellë investime në këto komuna të banuara me shqiptarë”, tha mes tjerash Beqiri.

Uji Dea

Kritikat ndaj pushteti në Bujanoc i drejtoi te punësimi duke thënë se “nga një familje ka disa të punësuar, kurse ndonjë familje me nevoja të veçanta nuk ka asnjë pjesëtar të familjes në punë.

“Shtëpinë e Kulturës si dhe Bibliotekën e qytetit i vlerësojë si shumë pasive me aktivitet duke krahasuar ato me Këshillin Kombëtar Shqiptar që ka përafërsisht të njëjtin buxhet dhe ka bërë shumë më shumë se këto ndërmarrje publike”, tha Beqiri.

Ai kërkoi zgjidhjen e një varg problemesh mirëpo kritikoi edhe subjektin e tij, duke thënë se disa çështje me rëndësi për popullin shqiptarë të kësaj komune duhet të ulen dhe të bisedohen së bashku.

“Unë ia kam shtrirë dorën kryetari të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifit, ne njihemi dhe jemi rritur së bashku dhe për çështje të interesit të përbashkët duhet të punojmë së bashku”, theksoi ndër të tjera Galib Beqiri gjatë qëndrimit në emisionin “Ftesë për Studio”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.