FITORJA

Beqiri: Arsyetimet e qeverisë për mosliberalizimin e vizave, fore që s’pinë ujë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri i ka quajtur ‘fore që s’pinë ujë’ arsyetimet e Qeverisë së Kosovës për vonimin e liberalizimit të vizave. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë sonte se pavarësisht që Komisioneri për Zgjerim dhe Politikë të Jashtme, Johannes Hahn tha se këtë vit s’do të ketë liberalizim vizash, krerët institucionalë kosovarë do të vazhdojnë për të punuar në këtë rrugëtim dhe se i kanë plotësuar të gjitha kriteret.

Por me këtë nuk pajtohet deputeti i LDK’së Ismet Beqiri.

“Nuk është dashtë me dhanë fjalë të mëdhaja para disa muajsh. Këto janë ‘fore që s’pijnë ujë’”, tha Beqiri në DPT te Fidani në T7.

Ai ka kujtuar qeverisjen e Isa Mustafës, duke thënë se po të votohej në atë kohë demarkacioni me Malin e Zi, qytetarët e Kosovës tashmë do të udhëtonin pa viza.

Por Beqiri kritika ka pasur edhe për një pjesë të opozitës, e cila sipas tij nuk po e luan rolin për të cilin është votuar.

UBT

“Qëllimi i çdo opozite do të duhej të ishte e kundërta e asaj që po sillen një pjesë e opozitës’, tha Beqiri, duke folur për rezolutën e propozuar nga PSD’ja.

“Do të bëhen pjesë e diçkaje që do të jetë e dëmshme për vendin’, tha Beqiri.

Anëtari i LDK’së ka kërkuar që dialogu i kësaj forme me Serbinë të mos vazhdojë.

“Të ndërpritet ky dialog me Serbinë”, tha Beiqiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.