UBT

Beqiraj shënon për Dinamon

/ 1 minutë lexim

Sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj, ka realizuar gol për skuadrën e tij, Dinamo Zagreb, në kuadër turneut miqësor parapërgatitor për stinorin pranveror, ‘Stadtwerke Düsseldorf Wintercup’.

Dinamo Zagreb luajti kundër Fortuna Dusseldorfit për pozitën e tretë të turneut të organizuar në Gjermani, teksa Fatosi ishte ai që vulosi fitoren 1:0 të zagrebasve në këtë sfidë. Ish-anëtari i Besës së Pejës realizoi golin e vetëm të kësaj fitoreje në minutën e 28-të pas asistimit të Fernandes.

Fundamenti

Beqiraj pati edhe një rast tjetër të mirë shënimi disa minuta më pas, por goditja e tij vollej nuk përfundoi në rrjetën e portës kundërshtare. Ndryshe, Beqiraj është autor i tre golave në kuadër të elitës së futbollit kroat në 11 paraqitje.