Beqiraj shënon edhe dy gola
Fatos Beqiraj ka realizuar dy gola të tjerë te Dinamo Minsk.Sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj, ka shkëlqyer edhe njëherë në fanellën e Dinamo Minsk.
Fatosi ka realizuar dy gola në fitoren e sotme të Dinamos 4:0 kundër Torpedo Zhodino.
Ai realizoi në minutat 79’ dhe 90’. Dinamo ka pesë pikë nga katër ndeshje në Premierligën bjelloruse të futbollit. /Express/


