“Beqir Musliu” emër i madh i letrave shqipe
Gjilan – Në 19 vjetorin e vdekjes së Beqir Musliut , Musa Sabedini kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”, thotë se ky klub me plotë krenari dhe në mënyrë dinjitoze ka arritur që për më tepër se 16 vite ta bartë në kontestin më pozitiv emrin e krijuesit më të madh të letrave shqipe.
Përvjetorët e Beqir Musliut edhe pse shënohen e përkujtohen në mënyrë solemne ata janë të vlefshëm për një krijues që dha shumë për Gjilanin, Anamoravën e Kosovën.
Edhe në 70 vjetorin e lindjes së Beqir Musliut me shumë mburrje e krenari flitet e kujtohet vepra e tij.
Hasan Bunjaku, veteran i gazetarisë dhe mik i Beqir Musliut që nga fëmijëria, thotë se Beqa ka qenë njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe, dhe Gjilani identifikohet me të.
“Beqir Musliu praktikisht i përket një brezi të shkrimtarëve, i cili ka pasur krijimtari poetike, prozatore, dramaturgjike, eseistike, kritikë letrare dhe teatrore, kulumnist, analist, ishe një njeri i cili shumë herët e mori vdekja duke na lënë pa një penë të mprehtë siç ishte Beqir Musliu”, shprehet veteran i gazetarisë Hasan Bunjaku.
Kurse, Musa Sabedini kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”, thotë se ky klub me plotë krenari dhe në mënyrë dinjitoze ka arritur që për më tepër se 16 vite ta bartë në kontestin më pozitiv emrin e krijuesit më të madh të letrave shqipe.
Sabedini ka shtuar se institucionet duhet të zgjohen nga gjumi dhe më seriozisht ta trajtojnë tërë atë kontribut që “Beqa i madh” e ka dhënë për letërsinë shqipe e në veçanti për rajonin e Anamoravës.
Ndryshe, shkrimtari Beqir Musliu ka lindur më 11 qershor të vitit 1945 dhe ka vdekur më 24 qershor 1996. Ai është prezantuar thuaja në të gjitha antologjitë e shkrimtarëve shqiptarë të kohës së tij e më vonë. Punimet e tij janë përkthyer në gjuhën frënge, angleze, spanjolle, italiane, arabe, gjermane, hungareze, rumune, turke, sllovake, maqedonase, sllovene, serbe dhe kroate./rajonipress/


