HW

Beqaj: Prezenca e LDK-së në qeveri nuk e garanton ndryshimin e pritur

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Njohësi i çështjeve politike Behlul Beqaj ka komentuar situatën politike pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Beqaj në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se në Kosovë pas zgjedhjeve të 6 tetorit ka ndodhur një ndryshim i vogël por që ka ngjallur një shpresë të madhe.

Ai ka thënë se prezenca e LDK-së në qeveri nuk e garanton se do të ndodh një ndryshim rrënjësor.

“Në qeveri do të jetë një parti [LDK]që së paku 15 vite ka qenë në bashkëqeverisje edhe në frymën e kapjes së shtetit”, tha Beqaj, përcjell Telegrafi.

Politologu thotë se VV dhe LDK nuk do të kenë problem në konceptet politike që të bashkë qeverisin pasi sipas tij luftimi i korrupsionit, ekonomia etj. janë politikë e përbashkët edhe e djathtës edhe e majtës.

HW

Beqaj thotë se problem mund të jenë njerëzit e LDK-së që mund të përfshihen në qeveri e që edhe në të kaluarën kanë qenë të përfshirë në qeverisje.

Ai thotë se është inkurajues fakti që qeveria e re do të ketë 12 ministra, por sipas tij kjo nuk e garanton se ata do të jenë më efektiv se sa të ishin 20 sosh.

Politologu ka thënë se Albin Kurti duhet të ketë kujdes në sjelljet me Listën Serbe.

Beqaj ka thënë se më mirë është të shkohet në zgjedhje të reja se të përfshihet në koalicion edhe koalicioni NISMA-AKR nëse kjo e fundit e kalon pragun./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.