ENVER HOXHAJ

Beqaj paralajmëron rritje pagash edhe më 2014

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Prishtinë – Vitin e ardhshëm sërish do të ketë rritje pagash. Vendimi është marrë pas pajtimit që Ministria e Financave ka arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar, bën të ditur KTV.

Ministri i Financave, Besim Beqaj, nuk ka dhënë detaje se cilat kategori do të kenë rritje. Beqaj ka thënë se palët janë pajtuar që pa marrë parasysh shitjen ose jo të PTK-së, Autostrada Prishtinë-Shkup do të nisë së ndërtuari.

Fundamenti

Nga ana tjetër, udhëheqësi i ekipit të FMN-së, Johanes Wiegand, ka thënë se vizita e tashme është më shumë teknike, por pritet të bëhet edhe një vizitë tjetër gjatë muajit nëntor.