GRANDEMALL

Beqaj: Nuk pranova të jem ministër në Qeverinë Mustafa

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka thënë se nuk ka pranuar të jetë ministër në qeverinë Mustafa.

Ka thënë të ketë refuzuar ofertën për t’u kthyer në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, aty ku ai kishte qenë si ministër për dy vite. Këtë ai e ka thënë të hënën mbrëma në emisionin, “Ekonomia me Erëzën”, të transmetuar në KTV.

Beqaj ka folur me tone kritike për qeverinë Mustafa e për pasuesin e tij në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecin.

Ka thënë se në përgjithësi, qeverisë aktuale i mungon iniciativa për projektet e reja. Me të njëjtën mangësi e ka vlerësuar edhe ministrin aktual të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecin.

Për këtë të fundit, ish-ministri Beqaj kishte edhe fjalë miradije për punën e tij në vazhdimin e projekteve që janë nisur nga qeveria e kaluar.

Beqaj ka thënë të ketë qenë një ndër reformatorët e qeverisë së kaluar. Ka thënë se e ka ndërtuar Ministrinë e Integrimeve, e ka reformuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe atë të Financave.

Mobi Casa

Si ministër thotë se do të mbahet në mend për punën e tij në luftimin e informalitetit në ekonomi.

Beqaj ka treguar se po arrin të sigurojë të hyra të mëdha edhe duke mos qenë në poste ekzekutive.

Me punën e tij thotë se arrin të sigurojë të hyra mbi 4 mijë euro.

Ka thënë se privatizimin e PTK-së e ka përkrahur, por që i njëjti është bllokuar nga Kuvendi. Ai vazhdon t’i qëndrojë besnik idesë se privatizimi i PTK-së është opsioni më i mirë.

“Telekomi duhet të privatizohet. Nuk ka nisma të reja të projekteve. Ne në qeverinë e kaluar, të gjitha nismat janë inicuar dhe janë proceduar më herët. PTK-në dua ta shoh të privatizuar”, ka thënë ai, raporton Koha.net.

Ndërsa kritik ka qenë për projektin e koncesionimit të Brezovicës. Beqaj ka thënë se është skeptik që kompania që e ka fituar kontratën për të zhvilluar projektin e Brezovicës ka potencial për ta jetësuar projektin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.