Fundamenti

Beqaj: Marrëveshja LVV-LDK do të ndodhë gjithsesi

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke bërë thirrje që kjo marrëveshje të finalizohet gjatë kësaj jave, marrë parasysh edhe afatin 15-ditësh për formimin e Qeverisë, të cilin e parasheh Kushtetuta pas dekretimit të mandatarit për Kryeministër, që u bë të hënën nga Presidenti Hashim Thaçi.

Në deklaratën pas takimit LDK kërkon që LVV-ja ta trajtojë në mënyrë të veçantë ofertën e tyre të bërë ditë më parë në lidhje me ndarjen e pushtetit.

LDK-ja ka kërkuar pozitën e Kryeparlamentarin, kërkesë kjo që është refuzuar në letrën e fundit që Kurti i ka dërguar Mustafës, duke i ofruar 6 ministri, dhe duke u pajtuar edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Pas deklaratës së LDK-së, ka reaguar edhe deputetja e zgjedhur e LVV-së, Arbërie Nagavci e cila ka thënë se e vlerëson këtë vullnet që e ka shprehur LDK-ja për të arritur marrëveshje këtë javë, dhe shpreson të mos jetë kushtëzim.

Këtë gjendje në të cilën gjendet politika në Republikën e Kosovës, analisti Belul Beqaj në një prononcim për Telegrafin, e ka vlerësuar si situatë në shpërputhje me premtimet e LDK-së dhe LVV-së që i kanë bërë gjatë fushatës.

Mobi Casa

Kërkesa kyçe e LDK-së është dorëheqja e Glauk Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit, gjë të cilën deri më tani nuk po e pranon assesi LVV-ja, por që sipas Beqajt do të duhej të ndodhte, pasi kontributi i Konjufcës në zhbllokim të situatës, do të rriste autoritetin e tij.

“Mes shtimit të ministrive dhe dorëheqjes së kryetarit të Parlamentit besoj se çdo analizë objektive është në favor të dorëheqjes së kryetarit të parlamentit. Autoriteti i Glauk Konjufcës nuk është krijuar, as që rrezikohet nga postet, por ai vetëm mund te ritet nëse kontribuon ne zhbllokimin situatës , ndërsa çështja e presidentit duhet te ketë vetëm epilog te formulimit konsensual”, u shpreh Beqaj.

Beqaj mendon se edhe nëse bëhet marrëveshja, është shumë e vështirë që të kthehet shpresa te qytetarët, dhe sipas tij marrëveshja do të bëhet gjithsesi, ndonëse jo me vullnetin e liderëve të LDK-së e LVV-së, por me ndikimin e ndërkombëtarëve, pasi ata nuk do ta lejojnë nëpërkëmbjen e kontributit që kanë dhënë në krijimin e shtetit të Kosovës.

“Situata e krijuar është ne shpërputhje me premtimet e partnerëve qe krijuan shpresën. Realisht edhe nëse arrihet marrëveshja e koalicionit shume vështirë do te arrihet besimi dhe kthehet shpresa e premtuar. Marrëveshja do te arrihet, jo pse partneret kosovar janë racional, por pse qendrat e vendosjes ndërkombëtare te cilat vendosmërisht ndikuan për te krijuar shteti i Kosovës nuk do te lejojnë qe faktorët e papërgjegjshëm politik te Kosovës te nëpërkëmbin edhe kontributin e tyre”, tha Beqaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.