ARKATANA

Beqaj: Kryeministri po sillet në mënyrë joreale ndaj problemeve reale, fati ynë varet nga BE-ja

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Njohësi i çështjeve politike, Belul Beqaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po sillet në mënyrë joreale ndaj problemeve reale në vend.

Beqaj në një deklaratë për Telegrafin, ka komentuar konferencën e përbashkët për medie në Bruksel, ku kryediplomati evropian, Josep Borrell u shpreh i prerë në themelimin e Asociacionit, ndërsa kreu qeveritar tha se kjo marrëveshje nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai shtoi tutje se nuk i takon Kurtit të mbajë ligjërata burokratëve të BE-së për interesin demokratik, kur në të njëjtën kohë në Kosovë kërkohet ndërhyrje në sindikata.

“Albin Kurti një kohë të gjatë ndaj problemeve reale po sillet në mënyrën joreale. Nuk varet fati i BE-së nga ne por fati ynë varet edhe nga BE. Prandaj, nuk na takon neve t’i mbajmë ligjërata burokratëve të BE-së, se çka është interesi demokratik dhe çka është demokracia në situatën kur kërkohet në të njëjtën kohë në Kosovë ndërhyrje në sindikata të cilat kanë qenë dora e djathtë e ndryshimit të madh në kohën kur VV-ja ishte në opozitë…?!”, shprehet Beqaj.

Në lidhje me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Beqaj u shpreh se sjellja në lidhje me këtë temë do të ketë pasoja të cilat siç tha ai mund të dalin në sipërfaqe vitin e ardhshëm.

“Mendoj se implementimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është edhe një sjellje anti- konstitucionale e lidershipit vendor që jep shkasë për tjerët që të mos respektojnë Kushtetutën e Kosovës edhe për implementimin e Asociacionit në përputhje me vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese. Mendoj se po i japim “autogol” vetes. Kjo sjellje do të ketë pasoja të cilat do të dalin në sipërfaqe brenda vitit të ardhshëm”, u shpreh Beqaj për Telegrafin.

ARKATANA

Ndryshe, qëndrimet e kundërta lidhur me marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, kanë bërë që të martën gjatë konferencës së përbashkët për medie në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell të kenë një përplasje.

Kurti tha gjatë konferencës se dialogu nuk duhet të shërbej një politikani të caktuar por qytetarëve të Kosovës

“Të gjitha zgjidhjet që vijnë nga lartë, për të kënaqur një politikan apo tjetër nuk janë demokratike, unë jam demokrat. Dhe, mu për këtë besoj se kapitujt e ardhshëm të dialogut mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të jenë për të kënaqur një politikan apo për të shpëtuar lëkurën e një politikani, apo fytyrën e një tjetri, por t’i shërbejmë popullit, duhet të jemi në shërbim të popullit. Dhe, kam frikë që ky Asociacion i Komunave me shumicë serbe, është në shërbim të Beogradit shumë më shumë sesa ndonjë qytetari serb të Kosovës, të cilëve ju shërbej po aq si kryeministër i Kosovë”, tha Kurti.

Pavarësisht këtij qëndrimi, Borrell përsëriti gjatë konferencës se duhet të implementohet e marrëveshja për Asociacionin.

Madje, Borrell e quajti marrëveshjen për Asociacionin si më të rëndësishmen.

“Me lejoni të them se edhe unë jam demokrat, dhe nuk jam këtu për t’i shërbyer cilitdo politikan, nga cilado anë”, theksoi ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.