Mobi Casa

Beqaj: Kriza politike, mesazh i keq për investitorët

/ 1 minutë lexim

Ministri i Financave, Besim Beqaj, thotë se kriza politike mund të japë mesazh jo të mirë për investitorët.

“Jemi duke kontestuar zhvillimet demokratike në vend, dhe çfarë mesazhi mund të dërgojmë tek investitorët?”, ka thënë ministri Beqaj në një intervistë për RTK.

RCCOLA

Aktualisht thotë se nuk ka problem në ndarje të pagesave të parapara nga buxheti i vitit të kaluar, por thotë se jostabiliteti rajonal ekonomik mund të reflektohet edhe në Kosovës.

“Nuk do ta shohim ekonominë vetëm në aktivitetet Brenda Kosovës apo në Prishtinë, por edhe më gjerë. Edhe jo stabiliteti rajonal reflektohet në Kosovë”, ka shtuar ai.