UBT

Beqaj: Kosova do të ketë rritjen ekonomike më të madhe në rajon

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kosova edhe më tutje ruan qëndrueshmërinë makrofiskale dhe do të ketë rritjen me të madhe ekonomike në rajon. Kurse projekt-buxheti i vitit 2014 mundëson realizimin e prioriteteve të qeverisë, për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, deklaroi ministri i financave, Besim Beqaj, në një intervistë për Radio Kosovën.

Ministri i Financave, Besim Beqaj sqaron se Qeveria ka masë monetare të mjaftueshme për vendimin të cilin do ta marrë për rritje të pagave.

Qeveria e Kosovës ka qenë shumë e matur dhe e përgjegjshme gjatë hartimit të projektbuxhetit për vitin e ardhshëm. Ministri i financave Besim Beqaj thotë se ky buxhet garanton realizimin e të gjitha prioriteteve të qeverisë së Kosovës dhe është në harmoni të plotë me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2014-2016.

“Kemi një buxhet i cili siguron rritje ekonomike, rritja ekonomike do të jetë më e lartë se në tërë vendet e rajonit, mbi 4 për qind në vitin 2014, një buxhet i cili siguron prioritetet e Qeverisë së RK-së, investimet kapitale, siguron rritjen e pagave, dhe siguron normalisht trajtim të të gjitha institucioneve në mënyrë që të krijohet baza për rritje ekonomike”, thotë ai.

Përderisa të gjitha vendet e rajonit kanë pasur ngecje apo regresion ekonomik, disa prej tyre në gjashtëmujorin e këtij viti është dashur të bëjnë rishikim të buxheteve për të reduktuar shpenzimet e tyre kapitale, madje disa kanë buxhete më të vogla në vitin 2014 krahasuar me vitin 2013, Kosova ka një buxhet të qëndrueshëm, që siguron rritje ekonomike, por edhe rritje të pagave, thotë ministri Beqaj.

Eco Higjiena

“Çështja e rritjes së pagave do të jetë vendim i qeverisë së vendit. Ajo që mund të them sot është se qeveria ka stabilitet të mjaftueshëm, ka masë monetare të mjaftueshme për vendimin të cilin do ta merr qeveria për rritje të pagave. Për periudhën se kur dhe sa do të ndodh, është vendim i qeverisë dhe qytetarët do të njoftohen, por po e them që masa monetare është e mjaftueshme”, tha ai.

Beqaj thotë se me mospërfshirjen e të hyrave të njëhershme në buxhetin e vitit 2014, qeveria nuk ka hequr dorë nga privatizimi i PTK-së, por thekson të hyrat e njëhershme janë paraqitur në buxhetin e këtij viti, kurse në buxhetin e vitit të ardhshëm do të paraqiten vetëm në bilancin bankar.

Ministri i financave thekson se Kosova e ruan qëndrueshmërinë makrofiskale, dhe përveç projekteve kapitale nga buxheti i shtetit, qeveria do të angazhohet për realizimin e projekteve edhe përmes granteve.

Ndryshe, Beqaj shfaq bindjen se gjatë vizitës në Kosovë të misionit të FMN-së do të përmbyllet me sukses marrëveshja ”stand bye”, që ka të bëjë me shpenzimet e këtij viti, por edhe respektimin e rregullës së re fiskale për vitin 2014. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.