Beqaj: Ja si do t’i krijojmë 200 mijë vende të reja të punës
Ministri në detyrë i Fiknancave, Besim Beqaj, ka thënë se gjatë mandatit të kalur qeverisës, orientimi kryesor i tyre ishte ruajtja e stabilitetit mikro-financiar, menaxhimi efikas i parasë publike, zhvillimi i reformave strukturore në ekonomi dhe në ambientin e punës.
Sa i përket krijimit të 200 mijë vendeve të ounës, Beqaj ka thënë se infuzioni i prirur financiar për sektorin privat përmes mekanizmit të fondit të punësimit, pritet që të ndikojë në efektin e krijimit të 150 mijë vendeve të reja të punës.
Krejt këto Beqaj i tha në një intervistë për Tribunën.