Uji Dea

Beqaj, ik në shpi!

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Ministri për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqaj është i përfshirë direkt në çështjet e ndërmarrjeve publike, edhe në skandalet e KEK-ut, vendimi i tij për të shkarkuar drejtorin e KEK-ut, Arben Gjukaj, është përpjekje për të pastruar veten dhe kamufluar shkaktarët kryesorë të këtyre malverzimeve. Kështu kanë deklaruar ekspertë të ekonomisë, institute të pavarura, të cilët përcjellin në vazhdimësi zhvillimet në KEK.

Sipas tyre, burimi kryesor është Beqaj, i cili që nga shitja për vetëm 26 milionë euro të Distribucionit është shkaktar i të gjitha skandaleve në KEK. Duke ditur se edhe ashtu Arben Gjukaj pas një muaji kur në dorë Distribucionin do ta marrë kompania Limak, do t’i skadojë kontrata, Besim Beqaj është duke bërë përpjekje që të shpëtojë veten.

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) ka kërkuar nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës shkarkimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. Sipas tyre, politikat e gabuara dhe të dëmshme qeveritare përgjatë këtyre viteve, kanë sjellë vendin në një situatë të emergjencës dhe kolapsit energjetik.

Ndërsa kërkesën për shkarkimin e Arben Gjukajt e quajnë si tentativë e radhës e Qeverisë për të kamu?uar problemet e vërteta në sektorin energjetik të vendit.

“Çmimet e rritura të energjisë elektrike që paguhen nga qytetari i Kosovës, janë re?ektim i zbatimit të politikave të gabuara qeveritare në fushën e energjisë. Përgjegjës kryesor për këtë është ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, dhe i njëjti duhet menjëherë të shkarkohet dhe të japë përgjegjësi juridike për aktivitetet e ndërmarra në këtë sektor”, thuhet në reagimin e KOSID-it.

Avni Zogiani nga Organizata “Çohu”, ka thënë se problemi nuk është te një person po te qeveria në përgjithësi. “Përgjegjësia dhe presioni është orientuar drejt KEK-ut, presioni i protestave dhe i pakënaqësive qytetare mendoj se është bërë gabimisht në adresë të gabuar, sepse kjo që ka ndodhur me fatura dhe përgjithësisht me KEKun, nuk është thjesht vetëm pasojë e gabimeve, por pasojë e politikave të qeverisë”, ka thënë Zogiani.

Sipas tij, burimi i problemit është qeveria, sepse kjo rrjedh nga fakti se qeveria është kapur nga Limak-u dhe, sipas tij, dëshiron që të përgatisë një maksimizim të profiteve për këtë kompani. “Qeveria ka provuar që problemin ta nxjerrë në një problem shumë të ngushtë, siç është KEK-u, por në fakt gjithmonë problemi ka qenë te fakti se qeveria është blerë nga Limak-u dhe në një mënyrë ose tjetrën punon për Limak-un”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Zogiani nuk mendon se Arben Gjuka në këtë rast është “viktimë”, por sipas tij, është thjesht një moment për ta shfryrë këtë presion. “Mendoj se është një tejkalim i situatës për momentin por gjithsesi kjo situatë nuk do të përmirësohet asnjëherë derisa kemi një qeveri e cila ka marrëdhënie klienteliste me kompaninë e cila ka marrë një pjesë të konsiderueshme të sektorit publik në Kosovë”, ka përfunduar Zogiani.

Ibrahim Rexhepi nga organizata joqeveritare “Stras” ka thënë se jo vetëm Gjuka ka përgjegjësi për situatën e ndodhur në KEK, mirëpo, sipas tij, dikush po tenton që ta pastrojë veten me këtë shkarkim.

“Nuk mendoj se Gjukaj nuk ka përgjegjësi për situatën në KEK, qoftë situatën në përgjithësi, qoftë atë që është krijuar pas faturave të janarit. Por mbetja fajtor vetëm e Gjukës, është përpjekje që dikush të shpëtojë nga kjo situatë e në këtë rast bëhet fjalë qoftë për ministrin Beqaj qoftë për njerëz tjerë në hierarkinë e pushtetit me qenë se ata kanë ndikim dhe kompetenca të drejtpërdrejta për mbarëvajtjen e punëve në KEK”, ka thënë Rexhepi.

Ai shkarkimin e Gjukës nuk e sheh si kërkesë të drejtë nga Komisioni Qeveritarë për Ndërmarrje Publike. “Për mua nuk është kërkesë e drejtë. Edhe nëse duhet të shkarkohet Gjuka, ai nuk duhet të shkarkohet i vetëm, pas tij duhet të shkojnë edhe një grup tjetër i njerëzve qoftë edhe nga strukturat qeveritare. Nuk mund të them vetëm Besim Beqaj, duhet të kërkohet fajtori edhe brenda Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik”, ka thënë ai.

Beqaj kërkon shkarkimin e Gjukajt

Komisioni Qeveritar për Ndërmarrjet Publike në takimin e së premtes ka kërkuar nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut të shkarkojë drejtorin menaxhues të kësaj kompanie, Arben Gjukaj. Vendimin për të kërkuar shkarkimin e Gjukajt e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj gjatë referimit në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se ai bazohet në raportin zyrtar të Zyrës së Rregullatorit për Energji. Mirëpo, shkarkimin e Gjukajt analistët e shohin tentativë për të mbuluar veten zyrtarët politikë të përfshirë direkt në skandal.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.