UBT

Beqaj i ha fjalët, rriten taksat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tha se nuk do të ketë rritje të taksave. Por, nuk shkuan as dy ditë dhe ministrin e Financave, Besim Beqaj e demantoi shefi i tij. Të enjten Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që taksa e akcizës për duhan nga muaji tetor i këtij viti të rritet në 30 euro nga 27 sa ishte deri tani. E, kjo nuk do të jetë ngritja e vetme. Dy muaj më vonë, duke filluar nga janari i vitit 2014 akciza për duhan do të shkojë në 32 euro për një kilogram.

Lëvizje e çmimeve në taksa vjen pas premtimit nga Qeveria e Kosovës për rritje të pagave në sektorin publik, ku edhe u zotua se nuk do të ketë fare ngritje të taksave për qytetarët.

Megjithatë, nga njohësit e ekonomisë vazhdimisht është paralajmëruar se me buxhetin aktual, pa rritjen e të hyrave, Qeveria e Kosovës nuk mund t’i rrisë pagat.

ARKATANA

Në Doganën e Kosovës kanë konfirmuar se tashmë e kanë marrë vendimin për ngritje të akcizës dhe po i bëjnë përgatitjet për fillimin e zbatimit të tij. Në Kosovë brenda një viti hyn 3100 tonë duhan.

Derisa shuma e parave të mbledhura sillet nga 87.7 milionë euro me 27 euro taksë të akcizës, do të shkojë në 93 milionë euro me 30 euro akcizë dhe 99 milionë euro me 32 euro akcizë”… (Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.