GRANDEMALL

Beqaj e dënon kërcënimin me atentatin ndaj Kurtit: Lajm i vjetër, përpjekje për t’i mbuluar problemet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa në një prononcim për Ekonomia Online ka kërkuar që organet e drejtësisë të merren me rastin e kërcënimit me atentat ndaj kryeministri Albin Kurti.

Ai ka dënuar këtë rast duke e quajtur këtë lajm të keq, por edhe të vjetër, ngase sipas tij aktivizimi në këtë kohë i konvenon Qeverisë për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet reale.“Unë realisht nuk mund ta komentoj më shumë se me dënuar një veprim të tillë varësisht se nga kush janë bërë motivet si të rastit Kurti, Haliti apo zotëri Hoxhaj”.

Eco Higjiena

“Të gjithë këto lajme janë të këqija dhe mendoj që organet e sigurisë duhet ta bëjnë punën e vet. Mendoj që është një lajm i vjetër po tani po i duhet Qeverisë në problemet që i ka Kosova me aktivizuar si lajm dhe besoj qe nuk ka ndonjë risi këtu”.“Kjo nuk është çështje e jona por atyre po u hynë ne punë në këtë rast qeverisë aktuale që me humb orientimin në fokusin e qytetarëve te greva, te kriza me energjinë, tek rritja e çmimit, te dialogu dhe shumë çështje tjera. Mendon se me këtë punë duhet të merren organet e sigurisë”, tha Beqaj.

Qeveria të hënën ka konfirmuar se ekzistonte një plan për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në vitin 2021.Pjesë e atentatit të vitit 2021 ishte planifikuar të ishin edhe deputeti Xhavit Haliti dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Ismet Haxha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.