United Hospital

Beqa: Shqiptarëve të Luginës t’i jepet shtetësia e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës Hajdar Beqa në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar ndryshimin e ligjit për fitim të shtetësisë në mënyrë që sipas tij shumë qytetareve të Preshevës, Bujanocit e Metvegjës tu lehtësohet procedura për të fituar shtetësinë e Kosovës. “Sot do ta ngriti një çështje, e cila është shqetësim i shumë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Menvegjës të cilët jetojnë nga viti 2001 në Republikën e Kosovës si pasoj e gjendjes ekonomik dhe presionit intensiv policor dhe ushtarak nga pushteti Serb.

Nga ky presion ju është imponuar të jetojnë në Republikën e Kosovës, duke braktisur vendlindjen e tyre. Ata në Kosovë për shkak të mos paraqitjes me kohë në institucionet gjegjëse nuk kanë arrit të pajisen me dokumente identifikim, të cilët duhet të gëzojnë të drejtën e dyshtetësisë, e cila në vazhdimësi po i pengon në integrim dhe në jetësimin e të drejtave te tyre elementare” ka thënë deputeti Beqa në Kuvendin e Kosovës, raporton zëri.info. Ai më tej ka propozuar Kuvendit ndryshimin e Ligji Nr.04/L-215 e rregullon formën se si fitohet shtetësia.

Fundamenti

“Propozoj të iniciohet Plotësim ndryshimi i këtij ligji dhe të parashihet mënyra e fitimit të shtetësisë së Kosovës nga këta shtetas të Kosovës Lindore të cilët e dëshmojë qëndrimin e tyre ne Republikën e Kosovës pas vitit 1999. Si dëshmi për banimin e tyre në Republikën e Kosovës mund të merren parasysh regjistra nga shpërngulja e tyre, përmes certifikatave te vendbanimeve, dëshmitareve nga lagjja ku jetojnë, regjistrimin e fëmijëve në shkolla apo përfundimin e shkollës fillore, të mesme apo fakultetin në njërën nga Institucionet e Arsimit ne Republikën e Kosovës, blerjen e pronës si dhe dëshmi tjera të cilat vërteton vendqëndrimin e tyre ne Republikën e Kosovës. Kjo e drejt e tyre duhet që të ju mundësohet sepse defakto të gjithë këta shtetas nga këto treva i plotësojnë kushtet për të fituar shtetësinë e Kosovës sepse jetojnë mbi 15 vite në Republikën e Kosovës. Fakti se këta qytetar nuk posedojnë Shtetësinë e Kosovës ju pengon vazhdimisht në qarkullimin e tyre, punësimin, shkollimin marrjen e bursave dhe zhvillimin e një jete normale në shoqërinë tonë. Krejt në fund te ju ndihmojmë këtyre qytetareve në integrimin e tyre, deri të vijnë ditë me të mira për ta në trojet e tyre” ka thënë deputeti Beqa, raporton zëri.info .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.