Fundamenti

Beogradi “dirigjon” votimin e Qeverisë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryeministrit dhe votimin e kabinetit të ri qeveritar e pamundësuan të hënën deputetët e Listës Serbe, të cilët bojkotuan seancën e jashtëzakonshme plenare të Kuvendit të Kosovës.

Nëntë deputetët e kësaj Liste, nën rekomandimet e Beogradit zyrtar, kërkuan hise më të madhe në kabinetin e ardhshëm qeverisës.

Uji Dea

Ata kërkuan katër dikastere qeveritare, postin e zëvendëskryeministrit, por edhe disa kushte të tjera që lidhen me procesin e dialogut, asociacionin e komunave serbe dhe privatizimin./zeri/