Uji Dea

“Bënte shaka me dialogun me Serbinë”, Murati kritikon qasjen e Kurtit në dialog

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ardhjen e tij në pushtet e ka arritur duke kundërshtuar gjithçka në lidhje me Serbinë.

Murati tha se Kurti bënte shaka kur thoshte se dialogun me Serbinë e ka prioritet të shtatë.

“Ne mund të themi se na ka ardh ky presion. Por, problemi është se si erdhëm deri në këtë pikë. Për shembull, prej kur e ka marr pushtetin Kurti, rreth 1 vit nuk e ka përmendur askush Asociacionin. Për një kohë është mbyllur çështja e Asociacionit, ka hyrë pastaj në tryezën e bisedimeve çështja e ripëarcakimit të kufirit. Dhe zoti Kurti ka fituar me agjendën kundër të dyjave. Ne tash e kemi një kryeministër i cili krejt jetën e tij politike e ka ndërtuar mbi refuzimin e çdo marrëveshjeje apo dialogu me Serbinë fillimisht, dhe në fund me refuzimin populist të të dy zgjidhjeve, të Asociacionit dhe pastaj edhe të ripërcaktimit. Kjo na çon çdo herë e në zgjidhje më të këqija”.

Uji Dea

“Ky kryeministër ka ardh në pushtet dhe bënte shaka me të gjithë neve, ka qenë një shaka e paparë, thoshte e kam në prioritet të 7 çështjen e bisedimeve sepse kështu po e lypë populli. Normal është se populli prioritet e ka jetesën e mbijetesën. Mirëpo, ne e dimë se për Kosovën, për çdo qeveri, bisedimet dhe marrëveshja me Serbinë është prioritet i parë”, deklaroi Murati, për Klan Kosova.

Ai tha se çdo asociacion që Kosova e bën, “nuk besoj që mund të jetë në përputhje me Kushtetutën, sepse atë po e krijon për të akomoduar disa interesa të caktuara”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.