UBT

Benjamin Kololli arrin marrëveshje me klubin japonez

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Benjamin Kololli ka arritur marrëveshje me Shimizu S-Pulse, klubit nga kategoria e parë e futbollit japonez, sipas një mediumi zviceran.

Kololli është lojtar i lirë pasi Zurich vendosi të mos ia vazhdojë kontratën anësorit të Kombëtares së Kosovës, pasi i kishte mbaruar marrëveshja më 1 korrik, raporton Gazeta Express.

29-vjeçari tani ka arritur marrëveshje trivjeçare me klubin e J-League Shimizu S-Pulse, e cila do ta mbajë atë në Japoni deri në verën e vitit 2023, sipas 4-4-2.ch.

Uji Dea

Kjo do të jetë përvoja e parë e kosovarit jashtë futbollit zviceran, ku ai bëri karrierë me Zurich, Lausanne-Sport, Sion dhe Young Boys.

Kololli i kaloi tri vitet e fundit në Zurich, për të cilin i shënoi 22 gola në 78 paraqitje.

Ai i bëri 150 paraqitje në Superligën e Zvicrës gjatë karrierës së tij, duke i shënuar 42 gola dhe 27 asiste. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.