UBT

Beni i LDK-së, tellall i keq i tutorëve të tij

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan- Është mësuar më qytetari dhe nuk ia zë për të madhe as Arbenit, e askujt tjetër të LDK-së për atë që thonë sot, sikundër për ato që thanë dje, e do thonë edhe nesër, madje edhe gjatë kohë nga ky pozicion (opozitar), ka thënë Shefik Surdulli.

“Duhet të flet publikisht Mehmeti kundër kryetarit të Komunës e këtij pushteti në përgjithësi, patjetër, sepse i duhet ta shpërqendroj vëmendjen e aktivistëve e elektoratit të LDK-së nga benifitet dhe privilegjet që i ka krijuar ai vetes po nën pushtetin e PDK-së”. Kështu e ka nisur reagimin e tij Shefik Surdulli nga zyra për informim e komunës, ndaj akuzave që bëri Arben Mehmeti këtë të shtune.

Surdulli ka shtuar se kryetari i komunës, nga dita e parë e mandatit të tij si kryetar, ka pritë në zyrën e tij qytetarë të shumtë pa asnjë dallim. “Ai takohet e bisedon me të gjithë për problemet e hallet e tyre. Në këtë kuadër, ai është takuar edhe me pronarët e lokaleve , të cilëve Mehmeti “po ua qanë hallin”, për të arritur një marrëveshje për bashkimin e interesit të tyre në një projekt afaristo banesorë, në rrugën “Adem Jashari”.

Surdulli mendon se ndërtimi në vendin e theksuar është interes i publikut sepse fitojnë të gjithë. “Fitojnë afaristët shumë hise dhe hapësirë të re; një garazhim me sipërfaqe prej 36 m2, hapësirë në përdhes aq sa e kanë sot plus kati i parë sa përdhes si dhe qiraja komerciale (në kushtet e tregut) gjatë gjithë kohës sa janë jashtë objektit (për 24 muaj sa zgjatë ndërtimi i objektit), ose në vend të qerasë po aq sipërfaqe sa përdhes por në zonën e banimit. Pra, fitojnë familjet e lagjes që e bashkojnë interesin, fitojmë punësim të njerëzve, fitojmë taksë ndërtimore, pra rritet buxheti i komunës, rritet me TVSH dhe doganë buxheti i Kosovës, e ristrukturojmë qytetin dhe fiton investitori. Pra shumë të mira në një vend.

Hidromorava

Ja pra, ky është “presioni” dhe “bisedat informative” të kryetarit të komunës për këta pronar,

Ky është absurdi i një politikani të LDK-së si Mehmeti, që nuk e kupton, po as nuk do të mësoj e as të kuptojë.

Kush nuk ecë me kohën, koha e qetë jashtë saj dhe e bënë anakronik e qesharak por edhe frenues për aq sa mund të frenojë ka thënë Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.