United Hospital

Bendriti, mysafir në emisionin numër një të humorit zviceran ”Giacobbo&Müller”

/ 3 minuta lexim
HW

Para kësaj, ai do të ketë paraqitjen e tij të parë live në spektaklin “Swiss Nightlife Awards” që mbahet më 7 shkurt

„Ti je shqiptar nëse…“, batutat që fillojnë me këtë fjali dhe që i njohim nga mediet sociale apo tensionet dhe dallimet kulturore në mes të shqiptarëve, të huajve tjerë dhe zviceranëve janë baza mbi të cilën Bendriti ndërton humorin e tij. Ky humor që ai e poston në youtube dhe në fb ka zënë të pëlqehet jashtëzakonisht shumë. Ai është bërë yll në mesin e moshatarëve të tij. Filmimet që i bën Bendriti marrin dhjetëra mijë “like” dhe bëhen temë bisedash e shakash në oborret e shkollave të nesërmen pasi janë publikuar.

albinfo.ch i ka bërë Bendritit një prezantim para disa muajsh dhe ndërkohë fama e tij ka ardhur duke u rritur në vazhdimësi. Gazetat dhe mediet elektronike e prezantojnë artisin e ri shumë shpesh, duke i parashikuar një karrierë të bujshme artistike.

Por fama e tij tashmë ka kaluar rrethin e moshatarëve të tij. Një befasi e këndshme ka qenë për Benin kur, para pak ditësh i ka ardhur ftesa nga televizioni publik zviceran. Ai ftohej të merrte pjesë në emisionin më të shikuar humoristik-satirik të Zvicrës “Jacobo&Müller”. Bendriti e pranon se kjo ftesë i ka ardhur fare e papritur dhe e nderon atë. Në këtë emision Bnin do ta shohim këtë të diele, nga ora 22.10.

KKVITI

Para kësaj, ai do të ketë paraqitjen e tij të parë live në spektaklin “Swiss Nightlife Awards” që mbahet nesër, më 7 shkurt.

Më shumë se 160 mijë shfrytëzues të fb kanë tashmë abonimin e tij. Ato që i poston ylli i ri nga Cyrihu, shikohen nga gjysmë milioni njerëz. Janë shqiptarë por edhe zviceranë dhe të tjerë, kryesisht të rinj, ata që e gjejnë veten në këto video. Fama e tij ka depërtuar edhe në Gjermani e në Austri, ku fansat i kërkojnë që mundësisht të postojë edhe video në gjermanishten letrare (hochdeutsch).

Ndërkohë Bendrit Bajra, 19 vjeç, që jeton në Schwamendigen të Cyrihut është bërë shumë i popullarizuar. Aq shumë sa që nuk mund të dalë për të bërë shoping pa u ndaluar dhe përshëndetur nga dhjetëra të rinj e të reja. Por, atij i pëlqen ky popullaritet. Pasi që këtë vit ta përfundojë shkollën e mesme ai mendon t`i kushtohet plotësisht artit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.