Eko Higjiena

Bendrit Bajra e akuzon rëndë politikanin e SVP-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në fokus të kritikës së tij është politikani i ri i SVP-së, Erich Hess, të cilin madje nuk ngurron ta quajë “nazist”

Humoristi i ri me prejardhje shqiptare, tashmë shumë i njohur në Zvicër, Bendrit Bajra ka realizuar një video tjetër, që dallon nga të mëparshmet. Ai, në vend të krahasimit të sjelljeve të të huajve (kryesisht shqiptarëve) me ato të zviceranëve, kësaj here është marrë me kundërshtimin e iniciativës për zbatim të dëbimit të huajve kriminelë.

Në fokus të kritikës së tij është politikani i ri i SVP-së, Erich Hess, të cilin madje nuk ngurron ta quajë “nazist”.

Ai bën parodizim të figurës së Hess-it, duke i vënë atij në gojë një fjalor të ksenofobëve, shkruan 20minuten.ch. “Unë jam një nazist dhe i urrej të gjithë të huajt. Emri im është Erich Hess”, thotë ai duke veshur kostumin e politikanit.

Bendriti po ashtu parodizon fotografinë ku shihet Hess afër lopëve, transmeton albinfo.ch. “Ai nuk mund të vendosë asnjë kontakt me njerëz”, thotë humoristi duke komentuar këtë pamje.

FIDANISHTJA

Ndërsa lidhur me një fotografi ku Hess shihet me një femër aziatike, komiku shqiptar komenton: “Sigurisht Erich është kundër të huajve por jo edhe kundër të huajave”.

Në përmbyllje, Bendriti kërkon në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke nga shikuesit e tij që të votojnë kundër iniciativës: “Votoni Kundër, në mënyrë që Erichu të përmbytet në lotët e vet dhe të më urrejë mua edhe më shumë se deri tash”.

Ndërkaq vetë Erich Hess duket se e ka marrë me humor gjithë këtë.

“Po më ndodh shpeshherë që të sulmohem kështu nga njerëzit e kulturës”, ka thënë ai. Por, ka theksuar se ky sulm ka qenë pa nivel, përcjell albinfo.ch Edhe pse kjo video mund t`ia dëmtojë imazhin, Hess nuk e ka ndërmend të ushtrojë padi kundër Bendritit.

Sipas tij, “shihet se Bendriti e sulmon atë pa pasur argumente”. /albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.