Mobi Casa

Bendi ZZ TOP merr ofertë milionëshe,nga Gillete,pë të rruajtur mjekrrën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një milion dollarë për të hequr mjekrrën! Kjo është oferta që kompania Gillette i beri rrok-bandës legjendare, ZZ Top.

Shoqëria amerikane i ofroi Billy Gibbons dhe kolegut të tij, Dusty Hill të bëheshin protagonistë të një spoti publicitar ku në fund do të hiqnin mjekrën e tyre dhe si shpërblim do të përfitonin plot 1 milion dollarë.

1 milion dollarë janë 1 milion dollarë, por dy anëtarët e bandës muzikore amerikane nuk u menduan dy herë, refuzuan ofertën e Gillette dhe mbrojtën atë që edhe sot e kësaj dite konsiderohet si “identiteti” i suksesit të muzikës së tyre.

Në fakt zërat për një propozim të tillë qarkullonin prej vitesh në ambientet muzikore, por asnjëherë nuk ishte pranuar publikisht nga dy anëtarët e ZZ Top. Ishte lideri i bandës nga Teksasi, Gibbons ai që tregoi gjithcka për blogun muzikor “Brave Words” duke shtuar se nuk ishte penduar për refuzimin.

Fundamenti

“Nuk kam patur asnjë dyshim. Edhe sot, për një shifër më të lartë do të refuzoja sërish. Imagjino të zgjohem në mëngjes e të dal para pasqyrës pa mjekrrën time?! Do më dukej sikur sapo kisha dalë nga një film i Vincent Price (aktor amerikan i shekullit të XX i njohur për filmat me role prej aristokrati të rafinuar). Kjo s’mund të ndodhë asnjëherë, sado e lartë të jetë oferta”, citohet Gibbons.

E në fakt vendimi është përshëndetur nga të gjithë fansat e bandës të cilët nëpër rrjete sociale e në forume të ndryshme në internet e kanë përshëndetur atë duke thënë se s’mund të imagjinojnë ZZ Top pa mjekrrën e tyre, apo se mjekrra është identiteti i bandës.

ZZ Top është formuar në vitin 1969 dhe ka shitur mbi 50 milion disqe në gjithë botën. Në vitin 2004, banda u fut në “Rock and Roll Hall of Fame”. Për momentin, grupi po punon për albumin e tyre të 15-të.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.