ARKATANA

Ben-Meir: Hapja e ambasadës në Jerusalem është mesazh për pesë vendet e BE-së, pavarësia e Kosovës veç po rritet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Profesori amerikan në Universitetin e New York-ut dhe ekspert për çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, tha se vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit dhe hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është shumë e rëndësishme, veçanërisht për Kosovën, raporton Express.

Ben-Meir tha se ky vendim i Kosovës i çon mesazh të qartë vendeve të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

“Kjo njohje i dërgon një mesazh të qartë bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht pesë vendeve të BE-së që kundërshtojnë sovranitetin e saj, se legjitimiteti dhe pavarësia e Kosovës vetëm sa po rriten”, shkroi Ben-Meir në Facebook.

Ai tha se herët a vonë realiteti i situatës do të kuptohet, “dhe do të jetë e dobishme për të gjithë që njohje të tilla të arrijnë shpejt”.

Mobi Casa

Të hënën është bërë përurimi i Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Në ceremoni ka marrë pjesë E Ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri dhe Shefi i Protokollit të Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izrealit, Gil Haskel.

Haskel i ka uruar mirëseardhje Demirit, duke ia dhuruar asaj kartelën identifikuese të diplomates. Zyrtari izraelit ka thënë se ka qenë privilegj përurimi zyrtar i Ambasadës së parë të Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar të dielën se është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jerusalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Washington, të nënshkruar në shtator të vitit që shkoi. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.