Eko Higjiena

Ben Emmerson: E gjithë UÇK-ja po atakohet si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës po akuzohet vetëm për faktin se ka qenë pjesë e udhëheqësisë së UÇK-së.

Emmerson në seancën e Speciales ka shtuar se Prokuroria e Speciales po e ngarkon me akuza Veselin duke i dhënë atij përgjegjësi për çdo person që ka veshur uniformën e UÇK-së, pavarësisht kohës.

”Siç është thënë edhe në dosjen paraprake të ZPS-së, sa i takon akuzës kundër klientit tim [Kadri Veseli], ajo është drejtuar vetëm për faktin se ai [Kadri Veseli] ka qenë pjesë drejtuese e UÇK-së”.

UBT

”Me fjalë të tjera, për shkak të rolit që ai [Kadri Veseli] ka pasur, prezumimi i Prokurorisë Speciale është që ai duhet të jetë përgjegjës për çdo person që ka pasur veshur uniformën e UÇK-së, në çdo kohë”, ka thënë Emmerson.

Madje avokati Emmerson, pohoi se Prokuroria e Specializuar po e akuzon të gjithë UÇK-në si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale dhe jo vetëm të akuzuarit në fjalë.”Me fjalë të tjera, e gjithë UÇK-ja po atakohet si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale dhe jo vetëm të akuzuarit”, ka thënë Emmerson në seancë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.