FIDANISHTJA

Ben Davies i thotë Xhakës: Lojtarët e Tottenhamit janë me ty

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Ben Davies insiston se ata do të qëndrojnë me kapitenin e Arsenalit, Granit Xhaka dhe çdo lojtar tjetër që vuan në fishkëllimat e tifozëve.

Davies e pranon se jeta mund të jetë e vështirë për futbollistët duke pasur parasysh presionin të cilin e kanë ata dhe i ka dalë në mbrojtje yllit shqiptar, Xhaka pas ndodhive të fundit me tifozët e Arsenalit.

“Unë fola me një psikolog që kishim në Uells dhe ai tha që futbollistët janë me të vërtetë në një tenxhere shkrirëse ankthi kur performanca e tyre kritikohet nga miliona njerëz në çdo lojë”, ka thënë fillimisht Davies.

“Nuk është si të punosh në një dyqan që performanca jote të gjykohet nga miliona”.

FIDANISHTJA

“Është një mjedis stresues. Të gjithë lojtarët që zbresin në fushë mund të kenë mbrëmje kur janë në vështirësi. Kjo është normale dhe është diçka për të cilën duhet të flitet më shumë. E tëra çfarë mund të bësh nëse shoku yt i ekipit është në vështirës, është të përpiqesh të të ndihmosh”.

“Futbolli është një lojë e burrave shumë krenarë. Disa njerëz nuk duan ta pranojnë se mund ta gjejnë vështirësi. Si ekip dhe brenda grupit tonë, ne kemi një grup të mirë lojtarësh, njerëz që janë afër njëri-tjetrit, të cilët përpiqen të ndihmojnë njëri-tjetrin”.

“Në të gjithë futbollin, askush nuk dëshiron të shohë lojtarët që lodhen. Unë mund ta kuptoj nëse këto gjëra ndodhin, kjo është pjesë e lojës. Por, sa i përket dikujt si Xhaka, kur lexoni se ai po lufton ose mbase ka nevojë për këshillime, askush nuk dëshiron ta shohë atë”.

“Rivalitetet mënjanë, nëse mund ta ndihmojmë atë, do ta bënim”, përfundoi mbrojtësi i Tottenhamit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.