Fundamenti

“Belushi”: Shtëpia e bardhë që ruan qiellin e Rugovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në majat e Shkrelit, aty ku qielli takon majat e bjeshkëve dhe ajri ka shijen e lirisë, qëndron “Hotel Belushi”, një strehë madhështore që shikon me krenari tërë Rugovën. I ndërtuar me përkushtim e frymëzim, ky hotel me pesë yje ngjan si një rojtar hyjnor mbi horizontin e gjelbër, duke i dhënë dritë e kuptim një zone që dikur mezi arrihej me veturë.

Që në momentin kur mbërrin, ndien mikpritjen e ngrohtë të stafit që të buzëqesh me sinqeritet dhe të ndihmon me dëshirë. “Belushi” është shumë më tepër se një hotel, është një përvojë që ngjall emocione, një vend ku secila familje kosovare ndien frymëzim e krenari.

Në kontrast me përvojat shpesh të shtrenjta e të ftohta në bregdet, këtu gjen vlerën e vërtetë të pushimit, pastërti, ushqim të bollshëm e të shijshëm, shërbim të përzemërt dhe qetësi që të shëron shpirtin. Kuzhina ofron specialitete tradicionale, bylmetna vendore dhe ushqime që të kujtojnë ngrohtësinë e shtëpisë.

“Belushi” nuk është vetëm luks, është harmoni. Me pishinën e pastër, qendrën SPA, sallën e fitnesit dhe pamjen mahnitëse që të ndjek nga çdo dritare, hoteli të jep ndjesinë se ndodhesh në një botë të veçantë.

Mobi Casa

Ky vend është shembull se si turizmi malor në Kosovë mund të jetë modern, i qëndrueshëm dhe me shpirt vendas. Nuk ka nevojë për shumë reklamë pamja, ajri dhe përvoja flasin vetë.

“Belushi” është si një qytet i bardhë në zemër të Rugovës, plot jetë, freski dhe frymë shqiptare.

Një hotel që nuk ofron vetëm yje në fasadë, por ndjenjë, kujtime dhe arsye për t’u kthyer sërish./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.