Belgjikës nuk i duhet Januzaj derisa është rezervist
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Belgjikës, Marc Wilmots, ka thënë se arsye për të mos ftuar mesfushorin kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, për dy ndeshjet e fundit, ishte mungesa e paraqitjeve në ekipin e tij.
Megjithatë, Wilmots nuk i vë fare në diskutim cilësitë që i posedon mesfushori kosovar. Wilmots la jashtë listës për dy ndeshjet që Belgjika i zhvilloi në kuadër të fazës grupore të eliminatoreve për kampionatin evropian “Franca 2016”.
Belgjika i fitoi dy ndeshjet. Të parën e fitoi kundër Qipros me rezultatin 5:0, kurse të dytën kundër Izraelit 1:0. Këto dy ndeshje ishin të vlefshme për Grupin B. Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Belgjika i prin grupit me 11 pikë./koha/


