Belgjika zhgënjen sërish Januzajn
Belgjika nuk e ka ftuar sërish Adanan Januzajn.
Përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese kundër Andorrës dhe Izraelit.
Por, jashtë kësaj liste është lënë sulmuesi kosovar Adnan Januzaj, i cili gjatë kësaj vere kaloj nga Manchester Unitedi në Borussia Dortmund.
Në vend të tij është ftuar Zakaria Bakkali që gjatë kësaj vere u transferua në Valencia. /Express


