Uji Dea

Bekteshi: Në zgjedhjet komunale të 12 Tetorit urojë që qytetari gjilanas të jetë i vetëdijshëm kënd po e voton!

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Qytetarët e Gjilanit meritojnë një administratë që realizon projekte e jo të prezentoj vizatime vizuele, të IT-së. Raportet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për performancën e komunave e kanë vlerësuar Komunën e Gjilanit me rezultate mesatare, me disa dobësi që bien në sy, sidomos në ofrimin e shërbimeve publike, zbatimin e projekteve kapitale dhe menaxhimin efektiv të resurseve komunale ka shkruar Xhevat Bekteshi.

Postimi i plotë:
Disa prej mangësive të theksuara përfshijnë:

  • Vonesa të gjata në zbatimin e projekteve infrastrukturore, përfshirë autostradën, stadiumin, varrezat, rrugët, kanalizimin dhe ujësjellësin. Edhe më rëndë është në zonat rurale Livoç, Malishevë, Zhegër, Uglar e ku jo po thuaj se në secilin fshat.
  • Mbulim i pjesshëm i shërbimeve komunale dhe jocilësore në fshatra dhe lagje periferike, ndriçim publik dhe pastrim i rrugëve.
  • Mosrealizim i disa projekteve të mëdha të premtuara, si Unaza e qytetit dhe investimet në zonën ekonomike.
  • Dështim në zbatimin e objektivave strategjike sipas planifikimeve të veta buxhetore dhe zhvillimore. Sipas të dhënave të fundit, Gjilani ka përfituar nga

Granti i Performancës Komunale, por mënyra se si janë shpenzuar këto fonde ka ngjallur dyshime për mungesë prioritetesh të qarta dhe efektivitet të ulët. Kjo performancë jo-bindëse tregon për një mungesë të kapaciteteve menaxheriale dhe politike për të garantuar shërbime cilësore për qytetarët.
Shërbime të ngadalshme, projekte të vonuara e të parealizuara tregon performancë komunale në rënie dhe gjithnjë e më të dobët.

Në zgjedhjet komunale të 12 Tetorit urojë që qytetari gjilanas të jetë i vetëdijshëm kënd po e voton. Besoj se duhet të votohen persona me dije e kapacitete profesionale.

United Hospital

Kemi 25 vjet liri,25 vjet zhvillim andaj duhet reflektuar e votuar personat që kanë njohuri, përvojë profesionale, bagazh pozitiv menagjerial me rezultate të dëshmuara.

Të zgjedhurit e tillë besojmë do bëjnë që të kemi cilësi në realizim projektesh, efikasitet dhe efektivitet në realizim e tyre dhe si rezultat do kemi infrastrukturë, ambient më të bukur dhe jetë më të mirë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.