UBT

Bekteshi: Livoçi i Ulët dhe Gjilani janë më shumë se vende, janë pjesë e shpirtit tonë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – 43 vitet e mia veprimtari liridashëse, me përvoja të niveleve më të larta ekzekutive, përvojë në fushat e inxhinierisë, arsimit, menaxhimit të departamenteve profesionale të energjetikës dhe metrologjisë, në krijimin e legjislacionit profesional më japin mundësinë të sjell në komunën tonë ide dhe zgjidhje konkrete ka shkruar Xhevat Bekteshi.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë të Gjilanit dhe Livoçit të Ulët,
Jam i nderuar dhe krenar që më është besuar pozita me numrin 2 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Kjo përgjegjësi më gëzon dhe më sfidon për të punuar edhe më shumë për ju, për Livoçin dhe Gjilanin tonë të dashur.

Livoçi dhe Gjilani po kalojnë një fazë zhvillimi dinamik, me projekte të rëndësishme infrastrukturore, përmirësim të rrugëve, projekte për investime në arsimin tonë dhe rritje të shërbimeve publike. Por ky zhvillim kërkon drejtim profesional, dhe përkushtim të vazhdueshëm, që unë dhe ju mund ta sigurojmë së bashku.

43 vitet e mia veprimtari liridashëse, me përvoja të niveleve më të larta ekzekutive, përvojë në fushat e inxhinierisë, arsimit, menaxhimit të departamenteve profesionale të energjetikës dhe metrologjisë, në krijimin e legjislacionit profesional më japin mundësinë të sjell në komunën tonë ide dhe zgjidhje konkrete.

Si koordinator i mësimit praktik mbi tetë vite, në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, dhe si Koordinator cilësie, kam pasur mundësi dhe kam, të kontribuoj drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së arsimit dhe përgatitjen e brezave të rinj në hapësirat dhe shkollat e Komunës sonë.

ARKATANA

Gjilani i pasluftës, u sanua dhe është ndryshuar me rindërtime të shumta, me sheshe e ale te bukura nga ish udhëheqës që i kanë dhënë pamje të bukura shumë pjesëve të qytetit tonë.

Por ka mbetur edhe shumë punë për të u bërë dhe për punët e tilla dhe realizimin e tyre, do të angazhohem me tërë kapacitetet e mija profesionale, morale e kombëtare për Gjilanin, Livoçin tim dhe Anamoravën, që të jet pjesë e zhvilluar dhe e bukur e Kosovës sonë.

Andaj në këtë rrugëtim, unë dhe ju jemi dy forca, dy zëra që mund të bashkohen dhe të bëjmë ndryshimin e vërtetë. Dy hapa që na çojnë drejt një të ardhmeje më të mirë, me shërbime cilësore dhe mundësi reale për të gjithë Gjilanin dhe qytetarët tonë.
Le të vazhdojmë së bashku këtë zhvillim me sinqeritet, punë dhe zemër të madhe.

Livoçi i Ulët dhe Gjilani janë më shumë se vende, janë pjesë e shpirtit tonë dhe së bashku mund t’i bëjmë krenari vetes dhe breznive që do të vijnë.
Kërkoj dhe Ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen e Juaj!

Xhevat Bekteshi i Juaj!