Uji Dea

Bekteshi: Elektorati kërkon ndryshim në ç`asje të fushatës zgjedhore!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me shkas, nga përvoja 25 vjeçare e zgjedhjeve dhe të këtyre tani. Fushatat tradicionale janë bërë të demoduara, sfidat e reja dhe zgjidhjet inovative me njerëz profesional dhe ekspert të fushave përkatëse janë nevojë urgjente! Në Kosovë, qytetari i sotëm është i lodhur dhe skeptik ndaj metodave tradicionale të fushatave zgjedhore. Takimet “derë më derë” dhe tubimet masive, dikur thelbësore, sot janë bërë të demoduara dhe stereotipe ka shkruar Xhevat Bekteshi.

Postimi i plotë:

Për qytetarin( prit e përcjell kandidat pas kandidati pak sa e sikletshme dhe qesharake) dhe këto forma shpesh janë një barrë dhe humbje kohe, sidomos në një realitet ku papunësia, kriza ekonomike dhe mungesa e përfitimeve konkrete, rrjetet sociale marrin kohë sa lehtësojnë edhe rëndojnë, në jetën e përditshme.

Ndoshta fletushka, fletëpalosjet apo rrjetet sociale, do ishin një zëvendësim më adekuat i natyrës së fushatës së tillë pa përjashtuar tubimet e niveleve qendrore.

Një sfidë shtesë është provincializmi i theksuar në shtresa të gjera popullore dhe ikja masive e rinisë me familje jashtë vendit. Migrimi, zbeh energjinë dhe pjesëmarrjen politike, duke krijuar boshllëqe në komunitete dhe dobësuar efektin e fushatave tradicionale krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Në këtë kontekst, elektorati kërkon një ndryshim thelbësor në mënyrën e zhvillimit të fushatave. Përveç përdorimit të teknologjisë dhe rrjeteve sociale, qytetari dëshiron transparencë, konkretizim dhe veprim real, që adresojnë nevojat dhe zgjidhjen e problemeve e tyre.

Fundamenti

Në një realitet ku fushatat tradicionale janë bërë të demoduara dhe ndikimi i migrimit dhe provincializmit dobëson pjesëmarrjen, ndryshimi i formatit të fushatës është i domosdoshëm.

Duke kombinuar veprime konkrete me teknologjinë dhe një qasje të sinqertë e transparente, kandidatët mund të rindërtojnë besimin dhe të nxisin një angazhim më të madh qytetar. Fushatat efektive nuk ndërtohen me mitingje dhe figura partiake, por me veprime konkrete, përfshirje qytetare ekspert dhe angazhim profesional.

Duhet të mbështeten në:

  • Jo më favore për “të përzgjedhurit” partiakë – ekspertët dhe profesionistët duhet të jenë në qendër të fushatës.
  • Fletëpalosje dhe fletushka programore të shkruara dhe detaizuara.
  • Përdorim i mençur i teknologjisë për komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.
  • Transparencë për çdo premtim dhe raportim i hapur.

Për ndryshim të vërtetë, nevojitet punë, veprim dhe dije, jo vetëm ndikim dhe emra.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.