UBT

Bekteshi: Do të angazhohem që Livoçi të bëhet zonë urbane e Gjilanit!

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Livoçit tonë i është marr shumë: qindra hektarë tokë i janë marrë nga zona katastrale e i janë bashkangjitur, Gjilanit (po edhe Komunës së Parteshit!!!). Mbi tokën e Livoçit janë ngritur shtëpi, lagje të reja, rrugë e ndërtesa e çka është më e rënda kanalizime dhe ujëra fekal depërtohen, drejtë përmes arave, rrugëve fshatit dhe lumit tonë, të Livoçit ka shkruar Xhevat Bekteshi.

Postimi i plotë:

Sot flasim për një plagë disa vjeçare të hapur, të fshatit tonë – sipërfaqen e tokës dhe zonës katastrale të Livoçit.Zona katastrale e Livoçit, është prona e jonë, është ama dhe drita e jonë!

Livoçit tonë i është marrur shumë: qindra hektarë tokë i janë marrë nga zona katastrale e i janë bashkangjitur, Gjilanit(po edhe Komunës së Parteshit!!!). Mbi tokën e Livoçit janë ngritur shtëpi, lagje të reja, rrugë e ndërtesa e çka është më e rënda kanalizime dhe ujëra fekal depërtohen, drejtë përmes arave, rrugëve fshatit dhe lumit tonë, të Livoçit.

Gjilani ka vijë kufitare me Livoçin mbi 4 kilometra gjatësi,nga Penda e Livoçit e deri te Fabrika e Fluidit.E keqja e kësaj është se vetë fshati ynë nuk është përfshirë në zonën urbane. Qyteti është rritur mbi shpinën tonë, ndërsa Livoçi ka mbetur me sipërfaqe tokësore të kontaminuara, lumin e ndotur, me kanalizime të prishura, me erëra të rënda e gjithashtu edhe me shkollë të kohës së vjetruar.

Dhe kjo nuk është e vetmja padrejtësi.
Me procesin e decentralizimit dhe krijimin e komunës së Parteshit, edhe një pjesë tjetër e tokës së Livoçit kaloi në zona kadastrale të reja. Pa transparencë, pa dëgjim të banorëve, fshati ynë u tkurr në letra – por jo në shpirt. Shpirti i livoçasve do ndjehet fuqishëm, në qoftëse do votohem më 12 tetor të këtij viti (174AAK-2)!

Nuk është e drejtë që Livoçi të japë tokë për qytetin dhe për komuna të tjera, e vet të mbetet vend moçalesh ku ne banorët rezident jetojmë më se pesë shekuj e të mbetet jashtë zhvillimit, jashtë planeve urbane, jashtë respektit që e meriton.

Unë vij sot me një zotim të qartë:
Do të kërkoj me ngulm që Livoçi i Ulët të përfshihet në zonën urbane të Gjilanit.
Do të kërkoj që të mbrohen të drejtat tona mbi tokën që padrejtësisht na është marrë me proceset kadastrale.

ARKATANA

Do të jem zëri i çdo familjeje që ndien se ky fshat është lënë anash dhe i harruar.
Por kjo betejë nuk është vetëm e imja. Është e gjithë qytetarëve, mjekëve, profesorëve, intelektualëve të Livoçit dhe më gjerë.

Prandaj, sot ju ftoj publikisht: mjekët tanë, që çdo ditë shërojnë jetë; juristët e Livoçit, që mbrojnë drejtësinë; inxhinierët tanë, që ndërtojnë me dije; profesorët e figurat publike që e nderojnë këtë fshat kudo – të bashkohemi në një kauzë të përbashkët.

Sepse Livoçi ka dhënë kuadro dhe personalitete që kanë ndihmuar qytetarinë gjilanase dhe vendore dhe që mund të jenë garanci e fortë për këtë kauzë dhe për kauza tjera zhvillimore për Livoçin dhe Gjilanin.

Është koha që Livoçi të mos shihet vetëm si rezervuar i tokës për të tjerët, por si zemër e qytetit, si pjesë e barabartë e Gjilanit.

Ne nuk kërkojmë mëshirë, ne kërkojmë të drejtën tonë. Dhe këtë të drejtë do ta fitojmë së bashku!

Ju ftoj sot, të rinj e të moshuar, burra e gra, çdo familje të këtij fshati: të ngrihemi së bashku për tokën tonë, për të ardhmen tonë dhe për dinjitetin e përparimin dhe zbukurimin e Livoçit tonë dhe të Juaj.

174 AAK-2 !