Fundamenti

Bekim Rexhepi: Viti 2018, vit i suksesit për futbollin e Anamoravës

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Bekim Rexhepi anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Futbollistike të Kosovës për rajonin e Anamoravës, thekson se klubet futbollistike të rajonit të Anamoravës janë hijeshi e futbollit të Kosovës.

Dy klubet elitare të Superligës, Drita e Gjilani, padyshim janë dy skuadra që i japin hijeshi futbollit të Kosovës.

Deri sa, Drita është kampione e Kosovës dhe fituese e Superkupës së Kosovës, “bardh e kaltërit” me mjaft sukses kanë prezantuar futbollin e Kosovës në Ligën e Kampioneve dhe atë të UEFA-së.
“Nuk ka dyshim, Drita ka bërë histori në futbollin e Kosovës duke e prezantuar futbollin e Kosovën arenën ndërkombëtare në mënyrë te dinjitetshme, skuadra e Dritës me meritë ishte fituese e titullit të kampionit dhe Superkupës, duke dëshmuar se rajoni i futbollit të Anamoravës dita më ditë po e thotë fjalën e saj në futbollin vendor e jashtë saj”, ka bërë të ditur Rexhepi.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FFK-së, Bekim Rexhepi, thekson se edhe skuadra e Gjilanit po dëshmon kualitete të larta.
“Skuadra e Gjilanit dita më ditë po bëhet skuadër edhe më e fort, këtë e ka dëshmuar gjatë tërë edicionit dhe në mesin e saj ka struktura udhëheqëse të cilët dalëngadalë skuadrën e Gjilanit po e drejtojnë në binarët e duhur, dhe shumë shpejt pritet që skuadra e Gjilanit do të jetë skuadër e trofeve”.

Rexhepi thekson se edhe në Ligën e parë të futbollit të Kosovës, Vllaznia, Bashkimi, Vitia e Kika, po dëshmojnë se shumë shpejt nga këto klube pritet të jenë në Supërligën e Kosovës.
“Fatkeqësisht Vllaznia për shkak mungesës së stadiumit dhe strukturave organizative nuk arriti të mbijetohet në Superligë, por shpresoj se shumë shpejt do ti ndërtohet stadiumi dhe do t’ju rikthehen rezultateve pozitiv ndërsa Vitia në këtë edicion ka gjasa reale që të shijon Superligën, ndërsa Bashkimi i Koretinit e Kika skuadra këto nga komuna e Dardanës, me organizimin e tyre në klub shumë shpejt pritet që në edicionin e ardhshëm të kenë fjalën kryesore në Ligën e Parë”.

Uji Dea

Skuadrat të cilat garojnë në Ligën e dytë Grupi B, Dardana, Bashkimi e Galaksia, janë skuadra shembull për nxjerrjen e talentëve.

“Skuadra e Dardanës me gjasa reale do t`i bashkëngjitet Ligës së Parë, ndërsa Galaksia e Bashkimi në radhët e tyre po krijojnë talenta të futbollit, pasiqë kryesisht në radhët e këtyre skuadrave janë futbollist të moshave të reja”, thekson Rexhepi.

Për Rexhepin klubet nga Anamorava, përpos që dita e ditës po dëshmojnë se në këto treva të Anamoravës përpos që ka cilësi ka edhe kulturë sportive, kjo dëshmon se gjerë më tani nuk është paraqitur asnjë problem, e gjithë kjo është arritur me një punë cilësore dhe me një koordinim të mirë me klubet e Anamoravës.

Bekim Rexhepi ka theksuar se ky vit ishte i trishtueshëm për futbollin e Kosovës, pasiqë nga jeta është ndarë njeriu i cili dha gjithçka për futbollin e Kosovës, ish-kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri.
“Ishte një tronditje e madhe për futbollin e Kosovës nga humbja e njeriut i cili la gjurmë të pashlyera në analet e futbollit të Kosovës e më gjerë , por ne do të jemi ata që së bashku do ta trasojmë edhe më fuqishëm rrugën të cilën e la Ish-Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri dhe ne do të bëjmë çmos që futbollin ta avancojmë me të gjitha mjetet që i posedojmë”.

Ndërsa, Rexhepi ka bërë të ditur se do të jetë zë dhe përkrahës i fuqishëm në Federatën e Kosovës në futboll, pasiqë tani edhe jemi pjesë e FIFA-së dhe UEFA-së./rajonipress/