ARKATANA

Bekim Rexhepi: Rajoni i Anamoravës arenë e futbollit të Kosovës

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Bekim Rexhepi anëtari i Komitetit Ekzekutiv, në Federatën Futbollistike të Kosovës nga Rajoni i Anamoravës, është shumë krenar me të arriturat e futbollit në rajonin e Anamoravës.

Të gjitha këto të arritura kanë ardhur pas punës së pandërprerë profesionale të anëtarit të Komitetit Ekzekutiv në FFK, Bekim Rexhepi, i cili për një kohë shumë të shkurt ka arritur ti lidh urat me klubet futbollistike duke dhënë rezultate spektakulare.

Me këtë punë profesionale dhe koordinim, në stinorin e vitit 2016-2017 është bërë një “revolucion” në futbollin e Anamoravës, duke u inkuadruar në Superligë skuadra nga Pozherani, Vllaznia, po në këtë ligë bëjnë pjesë edhe dy skuadra nga qyteti i Gjilanit, Drita dhe Gjilani.

Suksese të dukshme kanë arritur edhe dy skuadrat nga Komuna e Dardanës, Bashkimi i Koretinit dhe Kika nga Hogoshti, duke u inkuadruar
në Ligën e Parë.

“Rajoni i Gjilanit tani ka 3 klube në Superligë, 3 në Ligën e Parë dhe 4 klube në Ligën e Dytë dhe një klub futbollistik të femrave, këtyre klubeve ju bashkëngjiten edhe 10 shkolla të futbollit duke e bërë rajonin e Gjilanit një superfuqi në futbollin e Kosovës”, ka theksuar Bekim Rexhepi.

Rexhepi është i vetëdijshëm se infrastruktura futbollistike nuk është shumë e kënaqshme por shpreson se shumë shpejt edhe ky problem shumë shpejt do të zgjidhet.
“Jemi të vetëdijshëm se çalojmë pak në infrastrukturë futbollistike si në gjithë Kosovën, por shumë shpejt do të kryhen procedurat e nevojshme të prokurimit në Gjilan dhe të shpallet fituesi për renovimin dhe rindërtimin e stadiumit modern i cili i plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare dhe pastaj edhe punët për klubet futbollistike do të lehtësohen, një gjë të tillë e ka bërë MKRS edhe në Viti, Dardanë e Pozheran, duke ndarë mjete financiare për stadiumet e tyre”, bën të ditur Rexhepi.

Uji Dea

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FFK, Bekim Rexhepi, me plot përgjegjësi thekson për derbit e Anamoravës që po e bën futbollin e Kosovës gjithnjë e më interesant.

“Derbi në mes Gjilanit e Dritës tani më dihet se ky derbi është ma i madhi në vend, por po lindin derbit tjerë të mëdhenj siç janë Bashkimi(K)- Dardana, Vitia- Vllaznia dhe poashtu derbi i madh në mes Kikës-Dardanës e Bashkimit, andaj me të drejt rajoni i Anamoravës është bërë arenë e futbollit të Kosovës”.

Bekim Rexhepi ka edhe një porosi drejtuar klubeve të Anamoravës sa i përket prezantimit të tyre në Komitetin Ekzekutiv në FFK-së.

“Do të mundohem pasiqë kam besimin e juaj dhe jam i nderuar që në mënyrën më profesionale çdo kërkesë tuajën apo ndihmë që kërkoni me fuqitë tona do t`ju mbështesim, ne jemi për t`ju përfaqësuar dhe këtë po e bëjmë siç është më së miri, ne do të vazhdojmë së bashku të punojmë dhe t`i ngrisim rezultatet edhe më të mëdha se tani që i kemi, së bashku duke u koordinuar mund t’ia arrijmë qëllimet tona për të mirën e futbollit jo vetëm për klubet por në tërësi për të mirën e futbollit të Kosovës”.

Nuk ka dyshim se rajoni i Anamoravës mund të krenohet me sukseset të cilat po i arrijnë klubet nga kjo trevë futbollistike, por për të pasur rezultate edhe me kulminante klubeve duhet krijuar kushte në infrastrukturë dhe duhet përkrahur në mënyrë financiare aq sa lejojnë kushtet me buxhetin e Kosovës që ka./rajonipress/