Bekim Rexhepi: Futbolli i Anamoravës bukuria e cilësia e futbollit Kosovar
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv, në Federatën e Futbollit të Kosovës për Rajonin e Anamoravës, Bekim Rexhepi, me të përfunduar të gjitha garat e futbollit të edicionit 2018/19, ka vlerësuar skuadrat të cilat përfaqësojnë Anamoravën në futbollin Kosovar.
Dy skuadrat të Superligës, Drita e Gjilani, tri skuadrat e Ligës së Parë, Vllaznia e Pozheranit, Vitia dhe anëtari i ri i kësaj lige Dardana, ndërsa në Ligën e dytë B do të bëjnë pjesë katër skuadra, Bashkimi i Gjilanit, Bashkimi i Koretinit, Kika dhe Galaksia, kanë bërë që futbolli i Kosovës të shijon bukurit futbollistike me këto klube të cilat denjësisht kanë përfaqësuar emblemat e klubit të tyre.
Bekim Rexhepi anëtar i KE në FFK-së, ka vlerësuar paraqitjet e këtyre klubeve mjaft të mira.
“Drita e Gjilani edhe në këtë stinor 2018/19 kanë luajtur rol pozitiv në Superligën e Kosovës duke dëshmuar se këto dy skuadra janë bërthama e Superligës së Kosovës, njëherit edhe derbin që kanë këto skuadra janë të mirëseardhur për futbollin e Kosovës, shpresoj se në edicionin e ri të garave, Drita e Gjilani do ta kenë fjalën kryesore në Superligën e Kosovës”.
Rexhepi ka bërë të ditur se Drita e Gjilani gjatë tërë kampionatit kanë qenë shembull se si duhet të jenë klubet profesioniste.
Sipas Rexhepit edhe Liga e Parë dhe e Dytë, ka qenë mjaft interesante sa u përket skuadrave nga Anamorava.
“Skuadra e Vitisë ishte befasia më e këndshme në Ligën e Parë duke qenë konditat serioz për kreun e tabelës ndërsa ju dëshiroj Vitijasve që edicioni i ardhshëm të jetë më i begatshëm për ta, Vllaznia e Pozhoranit kishte batica e zbatica të saja por shpresoj se me ndërtimin e stadiumit Pozhoronasit shumë shpejt do të rikthehen në Superligë, dy skuadrat nga komuna e Dardanës, Kika e Bashkimi(K), ju mungoi eksperienca në këtë Ligë por me kapacitetin dhe strukturat që i kanë në skuadër ata do të rikthehen në Ligën e Parë sa më parë, Bashkimi(GJ), Galaksia e Dardana edhe njëherë dëshmuan se në mesin e tyre ka futbollist të rinjë e të talentuar, ndërsa skuadra e Dardanës nga ky edicion do të jetë pjesë e Ligës së Parë pas 17 vitesh”.
Anëtari i KE në FFK-së, Rexhepi, ka theksuar se edhe më shumë do ti mbroj interesat e çdo klubi.
“Gjerë më tani jam shumë i kënaqur me ecurinë e skuadrave nga Anamorava, vazhdimisht jemi me të gjitha skuadrat në kontakt dhe do të jem zë i fuqishëm në çdo moment për ti mbrojt interesat e tyre, për një gjë të tillë në çdo moment na vrojton edhe FIFA e UEFA ndërsa jam i bindur se me paraqitjet e skuadrave në stinorin e ri 2019/20 skuadrat nga Anamorava do ta kenë fjalën kryesore në futbollin e Kosovës, për një gjë të tillë e kanë përkrahjen time në çdo moment”./rajonipress/


